TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Domazeti tregon tre skenarët që po diskutohen pas sulmit terrorist në Ankara

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Domazeti tregon tre skenarët që po diskutohen pas sulmit terrorist në Ankara

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Riad Domazeti thotë se sulmi i sotëm në Anakara dallon prej sulmeve të mëparshme terroriste.

Domazeti ka dhënë detaje edhe për terroristët që kanë kryer sulmin, në të cilin mbetën të vrarë katër persona e dhjetëra të tjerë të plagosur.

“Ky sulm dallon prej sulmeve të mëparshme terroriste që jemi mësuar t’i shohim këtu. Sulmi ka pasur qëllim si target të sulmojë një kompani shtetërore TUSASh, e cila është një fabrikë e dizajnimit, thënë më shkurt zemra e inovacionit të Turqisë, pra qendër e teknologjisë dhe e zhvillimit. Është interesant, mënyra se si është bërë sulmi, pra ka dalluar nga sulmet e mëparshme terroriste. Terroristë kanë qenë tre persona, të trajnuar jashtëzakonisht mirë e të armatosur me një sasi tepër të madhe të armatimit , aq shumë sa edhe për një masakër edhe më të madhe. Për fat nuk ka shumë dëme, mirëpo mënyra se si ka ndodhur armatimi dhe profesionalizimi që kanë treguar ata shihet se ka qenë një sulm jashtëzakonisht mirë i planifikuar. Terroristët kanë ardhur nga Siria, të trajnuar mirë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se pas sulmit terrorist në opinionin publik po diskutohen tre skenarë pse ka mundur të ndodhë.

Ai ka thënë se i pari ka të bëjë me një mesazh dërguar industrisë së prodhimit të armëve të Turqisë, i dyti sipas tij është ai me zhvillimet gjeo-politike dhe ai me çështjet e brendshme të Turqisë, me theks me kurdët.

“Në opinionin turk qëndrojnë tri pika mesazhi që i është dhënë industrisë së prodhimit të armëve të Turqisë. E dyta në lidhje me manovrat gjeo -politike të Turqisë, që është një mesazh i qartë që vendet i kanë dhënë Turqisë të mos avancojë raportet me shtetet e BRISC apo të anëtarësohet. Dhe e treta lidhet me zhvillimet e brendshme të Turqisë që ka të bëjë me pjesën kurde”, deklaroi ai.

Domazeti nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmi të jetë i lidhur edhe me zhvillimet në Lindjen e Mesme./teve1.info/

Tags: AnkaraRiad DomazetiSulm terrorist
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën