Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.