Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot moti do të mbajë me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët.
Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
Ky mot parashihet të mbajë deri me 12 qershor, ndërsa një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.