Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në pesë ditët e ardhshme në vend.
Sipas IHMK-së, gjatë vikendit do të mbajë vend i ndryshueshëm, ku të shtunën do të ketë mot kryesisht me vranësira më të theksuara, përcjell teve1.info
“Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielen. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote”, bëhet e ditur në njoftim.
Teksa të dielën parashihet rënie e temperaturave.
“Të dielen përveq ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet tutje në njoftim. /Teve1.info/