TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë alarmet për bomba, nxënësit ankohen për humbje të orëve

by TËVË 1
4 vjet ago
0
A A
Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë alarmet për bomba, nxënësit ankohen për humbje të orëve

Nëntëmbëdhjetë paralajmërimet e sotme për bomba në 19 shkolla të Maqedonisë së Veriut sërish rezultuan të rreme, informuan nga Ministria e atjeshme e Punëve të Brendshme. Që nxënësit të mos humbin nga mësimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka udhëzuar shkollat që në ditët kur do të jenë të kërcënuara, mësimin ta zhvillojnë online, duke vazhduar nga ora e humbur pas një ore pushim.

Me këtë vendim nuk pajtohen shumë mësimdhënës dhe nxënës. Këta të fundit thonë se paralajmërimet për bomba po shkaktojnë humbje të mëdha në procesin mësimor dhe probleme psikologjike. Madje, ata thonë se ndjehen të dështuar si gjeneratë.

“Kjo ka ndikuar shumë sepse ne kemi pas edhe me nota, për shkak të lajmërimeve të bombës ne nuk kemi mundur të përgjigjemi me nota ose t’i mësojmë mësimet dhe për këtë arsye ndjehem shumë keq. Online nuk i kemi të gjitha kushtet. Lëndët si matematika, fizika nuk janë aq lëndë të lehta që mund t’i mësojmë online”, tha një nxënëse.

“Prandaj, është më mirë që të vijmë dhe të mësojmë me prezencë fizike. Ka pak panik sepse nuk e dimë nëse është e vërtet apo është vetëm që të na bëjnë panik e të na largojnë nga mësimet. Edhe klasa jonë,  po edhe gjenerata jonë kemi dështuar shumë nga humbja e mësimeve këto ditë”, u shpreh një nxënëse.

Mësuesi Selajdin Hamidi apelon institucionet përkatëse që urgjentisht t’i japin fund kësaj çështjeje. Siç tha ai, akoma pa u tejkaluar pasojat e pandemisë, nxënësit po përballen me pasoja të reja psikike, raporton Alsat.mk

Kryeministri Kovaçevski një ditë më parë deklaroi se hetimi për bombat ka zbardhur të dhëna interesante fillestare. Sot ai duke u sqaruar tha se dyshimet janë se njoftimet për bombë vijnë nga dikush që nuk e do të mirën e Maqedonisë së Veriut.

Tags: AlarmebombaMaqedoni e Veriut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Osmani e bindur se bënë zgjidhje të mirë me Kurtin me propozimin për President: Punuam bashkë, ia dolëm

Osmani e bindur se bënë zgjidhje të mirë me Kurtin me propozimin për President: Punuam bashkë, ia dolëm

Chelsea ndalet nga Hull City

Chelsea ndalet nga Hull City

Maqedonci ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Maqedonci ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

“Kurrë më e bukur se sot nuk është dukur Prishtina”, Vlora Çitaku pas “Marshit për Liri”

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Dy kamionë përplasen në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezi, lëndohen dy persona dhe kërkojnë ndihmë mjekësore

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën