Fillimi i javës së ardhshme pritet të karakterizohet nga mot kryesisht të lagësht, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Këto reshje janë shumë të mirëseardhura dhe do të kenë ndikim pozitiv në shumë fusha të jetës, veçanërisht në bujqësi, cilësinë e ajrit dhe mjedisin në përgjithësi.
Nga dita e mërkurë parashikohet një stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me kthjellime dhe përmirësim të motit.
E hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu. Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 20 e 24 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat minimale do të variojnë ndërmjet 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale sillen nga 21 deri në 25 gradë Celsius. Era do të nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra në sekondë.
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.
E enjte
Do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të sillen nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi nga një deri në tri metra në sekondë.
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor, raporton KosovaPress.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
“Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi”, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.