tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Parandalohen dy raste të ndara të kontrabandës me mallra

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësiti Task Forcë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në dy raste të ndara gjatë kontrolleve me datën 11.09.2023, ka parandaluar dhe zbuluar kontrabandim me mallra.

Sipas njoftimit, rasti i parë i dyshuar ishte në brezin kufitar Serbi – Kosovë ku është ndaluar automjeti me targa vendore duke hyrë ilegalisht në Kosovë. I njëjti kishte ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Teksa rasti i dytë ishte në rrugën Stublinē – Dobërqan ku automjeti me targa serbe, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë, e i njëjti kishte pajisje  të kontrabanduara,  në vlerë  rreth 20.000 euro.

“Rasti 1. Pas pranimit të  informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar  Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është  ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës,  ku  drejtues ishte personi  R. M., 1988 mashkull kosovar. Gjatë kontrollit  në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti 2. Në rrugën Stublinē – Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje per t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga. Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F. M.  mashkull, shtetas  i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro”, thuhet në njoftim.

Teksa theksohet se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla./teve1.info./

Kurti: Kemi të bëjmë me strukturë mercenare të përkrahur nga Beogradi

24/09/2023

Bashkimi nis mbarë, fiton në Suharekë ndaj Yllit

24/09/2023

Borrell bën thirrje për rivendosje të qetësisë dhe stabilitetit

24/09/2023

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

24/09/2023

​Përfundon aksioni i policisë në Manastir të Banjskës

24/09/2023

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.