TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Ka mbi një vit që Ministria e Mjedisit kishte përmendur që do të rimbursojë qytetarët që vendosin t’i kthejnë shishet që janë të riciklueshme. Kjo nismë ende nuk ka filluar të zbatohet, e organizatat për mbrojtje të mjedisit po e shohin si dështim.

nga Fëllënza Krasniqi
28 Qershor, 2025
2 0
A A

Është i pari që do të kthente shishet e plastikës në rast të rimbursimit.

Por qytetari nga Prishtina, ende nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo pasi ka kohë që Ministria e Mjedisit kishte paralajmëruar këtë nismë, por e njëjta ende nuk është vënë në praktikë.

Pensionisti Sali Hajdari thotë se do të ishte i kënaqur nëse do mund të përfitonte nga ky proces.

“Me kanë që i bëjnë ato si po më tregojnë vëllezërit dhe motra me i dërgua te vendi, po këtu ku, këtu e pijë për dritare e hedhin. Po i kisha kthyer se 120 euro e kam pensionin bilës pak e kisha pas një fitim të vogël”.

Por, njëjtë nuk mendon një qytetar tjetër.

“Jo nuk i kisha ruajtur, se si të shkojnë i hedh në mbeturina menjëherë”, thotë Hasim Canolli.

Nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën” e quajnë për keqardhje që ky projekt nuk po zbatohet.

“Është për të ardhur keq se si një projekt i tillë nuk po gjen zbatim sepse ka qenë një projekt i mirë e i rëndësishëm sidomos kur bie fjala për kujdesin për mjedisin sepse i stimulonte qytetarët që mbetjet e tilla si janë: kanaçja, plastika dhe xhami të mos hidhen në natyrë siç ndodh rëndomë. Mirëpo, ishte një adresë që ata mund ti dorëzonin dhe atyre të ju kthehet një depozitë sado simbolikë”, deklaroi Luan Hasanaj.

Sipas tij, riciklimi i shisheve të plastikës është nevojë emergjente për mjedisin.

“Dështimi i tij, nëse mund të quajmë kështu është vërtetë lajm i keq se do të ndikojë në mos përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë dhe mendoj se nuk ka qenë i planifikuar mirë si duket Ministria nuk i ka marrë për bazë disa kritere që janë të rëndësishme për zbatimin e një projekti të tillë. Dihet se ky lloj i aktivitetit ka nevojë për angazhim të kompanive private të cilat do të duhet të ishin zbatues të këtij projekti, të planifikoj mënyra se si ky projekt do të zbatohej, andaj po shihet që nuk është planifikuar mirë dhe nuk po shihet lëvizje”.

Se duhet kogja përkushtim për realizimin e këtij projekti e thotë profesori i mjedisit, Sami Makolli.

“Është një proces më i komplikuar se sa bërja me pagesë e qeseve të plastikës. Për shkak se ka një kosto fillestare te bizneset se si zakonisht që CD Qeveri barrën ia bartë bizneseve ka makineri të blerjes për të, e dyta është që donë më shumë kontrolle, për shkak të abuzimit, ka mundësi të abuzimit të shisheve të cilat nuk janë të regjistruara. Është procesi që detyrimisht kemi me rrjedh rreth saj nëse duam me qenë pjesë e BE”, deklaroi Makolli.

Njoftimin rreth sistemit për rimbursimin e shisheve të plastikës, qelqit apo kanaçeve të aluminit, Ministria e Mjedisit e kishte bërë në shkurt të vitit 2024.

Televizioni ka dërguar pyetje në këtë dikaster për këtë çështje, por nga të njëjtit nuk ka marr përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X