TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paralajmërohen gjoba për ata që vendosin njoftime në hapësirat publike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Paralajmërohen gjoba për ata që vendosin njoftime në hapësirat publike

Njoftime të ndryshme për shitjen e banesave, lokaleve por edhe ato mortore hasën në çdo rrugë të kryeqytetit. Ato vendosen në drunj e shtylla elektrike, por edhe në hapësira tjera publike. Qytetarët thonë se mungojnë tabelat ku mund të vendosën njoftimet.

Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës thonë në sheshet e Prishtinës, kanë vendosur tabela në të cilat mund të vendosen njoftimet dhe se do të vazhdojnë t’i vendosin edhe në vende tjera publike.

Nga drejtoria për shërbime publike në Prishtinë, thonë se ata që nuk i respektojnë hapësirat publike mund të gjobiten.

Zyrtarja nga Drejtoria për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, Mevlude Zejnullahu tha se shpalljet nuk duhet të vendosen në hapësira publike, pasi janë pllakatat të vendosura në kryeqytet, por nuk janë të shfrytëzueshme nga qytetarët.

“Në sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë të vendosura disa pllakata të mermerit të cilat janë të destinuara që qytetarët të vendosin njoftime të ndryshme të tyre, p.sh për shitje të banesave, lokaleve afariste, shpallje për vende pune dhe shpallje mortore dhe shumë njoftime të tjera, por fatkeqësisht qytetarët nuk po i shfrytëzojnë ato pllakata por po i vendosin në hapësira të ndryshme publike, aty po mendojnë se mundë t’i shohin më lehtë”, tha Zejnullahu për KosovaPress.

Qytetari Xheladin Tapallari thotë se duhet të ketë pllakata të mjaftueshme dhe të mos praktikohet që njoftimet të vendosen nëpër drunjtë dhe shtylla të qytetit.

“Duhet në vende të caktuara që njerëzit të dinë të orientohen dhe të informohen sikur që është në Prizren, të jenë tabelat në të cilat bëhen shpalljet,,,,Kryesisht në vende ku po frekuentohen më shumë e mos të praktikohet nëpër shtylla nëpër drunjtë”, tha Tapallari

Ismet Ferati tha se në kryeqytet nuk ka parë ndonjë pllakatë për shpallje mortore dhe duhet të shtohen në çdo qytet të Kosovës, në një kohë sa më të shpejt.

“Mendoj që do të ishte ide më e mirë një vend i posaçëm ku vendosen, sepse e di që është më mirë afër shtëpisë ku e shohin krejt, mirëpo një vend i posaçëm do të ishte më mirë për këto shpallje mortore” tha Ferati për Kosovapress.

Edhe Rexhep Krasniqi ka të njëjtin mendim se në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për njoftime. Ai propozon që të gjitha njoftimet ta kanë vetëm një vend për t’u vendosur.

“Duhet një vend i caktuar për këto shpallje, jo në çdo vend deri tek pemët e rrugës vendosen. Unë propozoj të ketë një vend të caktuar qyteti, nuk e di që ka ndonjë vend në Prishtinë, nuk e kam parë. Njoftimi është më i mirë në një vend“, tha Krasniqi.

Sipas Zejnullahut, drejtoria për shërbime publike do të sigurojë hapësira për të gjitha shpalljet edhe për shitje të banesave, konkurse pune ato mortore dhe çdo informatë tjetër e nevojshme për qytetarët.

“Për ne është e rëndësishme si drejtori e shërbimeve publike të ofrojmë vende të posaçme që të vendosin thirrje të ndryshme të cilat për një pjesë tjetër janë të rëndësishme. Në të ardhmen planifikojmë që tabela tjera t’i vendosim në hapësira tjera publike, ku qytetarët mund t’i marrin informata ,mirëpo mos të harrojmë që edhe rrjetet sociale e kanë bërë të veten …. Në kuadër të kryeqytetit e kemi edhe institucioni i cili i trajton këto raste dhe mundet me i gjobitë qytetarët të cilët nuk i respektojnë hapësirat publike”, Shtoi Zejnullahu.

Sipas qytetarëve në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për shpallje të ndryshme të qytetarëve dhe është e nevojshme të vendosen në çdo hapësirë publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë: As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Hamza: Ligji për Specialen dhe ai për presidentin janë çështje të ndara, mund të ketë takime për t’i diskutuar

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza pritet të takohen pas orës 12:00

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Shorti për Evropian, Kosova në vazon e dytë

A mund t’i bashkohet portieri i Italisë, Elia Caprile, Shqipërisë? Çfarë thonë rregullat e FIFA-s

A mund t’i bashkohet portieri i Italisë, Elia Caprile, Shqipërisë? Çfarë thonë rregullat e FIFA-s

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Trajneri Spalletti flet për Zhegrovën

Rekordi i zi i Berishës te Shqipëria

Rekordi i zi i Berishës te Shqipëria

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë: As UÇK-në e as çlirimtarët nuk mund t’i mbrojmë me dhunë

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Trepça e Bashkimi gati për garat e FIBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën