TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Paralajmërimet për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, opozita i quan manovra politike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A

Partitë opozitare dhe shoqëria civile po i konsiderojnë manovra politike dhe të vonshme deklaratat e pushtetarëve se qeveria do të hartojë vetë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, qasja e ekzekutivit në dialog është në dëm të forcimit të subjektivitetit dhe përfundimit të procesit të dialogut.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, thotë për se qëndrimet e tilla të pushtetit nuk janë serioze dhe se po bëhen vetëm për fushatë elektorale.

“Këto janë taktika elektorale, fatkeqësisht janë në dëm të forcimit të subjektivitetit të Kosovës dhe përfundimit të procesit të dialogut, sidomos në obligimet e marra që janë stërzgjatur në kuptimin e implementimit të tyre dhe që kanë derivuar edhe me një marrëveshje të keqe, siç është marrëveshja e Ohrit, me dy pika që janë tepër të kontestuar dhe problematike për Kosovën. Kjo sjellje është populiste në kuptimin edhe të menaxhimit të këtij procesi, por jo pa pasoja për Kosovën dhe shtetësinë e saj”, thotë Zemaj.

Ndërkaq, sipas deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, Qeveria e Kosovës përmes manovrave politike po tenton t’i ikë dërgimit në kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit, të propozuar nga euro-amerikanët.

Ajo thekson se përveç kësaj deklaratat e pushtetarëve se Kosova do të hartojë draftin e vet për Asociacionin janë të vonshme, pasi Kurti e ka pranuar të njëjtin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Thjesht po i shoh si manovra politike, taktika dhe të vonshme. Para se të dorëzohet drafti i asociacionit nga Bashkimi Evropian, aleatët tanë, amerikanët dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it që i kemi takuar në Komisionin për punë të jashtme kanë kërkuar që Kosova të hartojë draftin e asociacionit vetë. Në tavolinën e diskutimit ne të prezantohemi me draftin tonë, i cili normalisht nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thekson deputetja e AAK-së për KP.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj, thotë se tendencat se tani Qeveria do të propozojë një draft për statutin e asociacionit janë amatorizëm politik.

Sipas tij, ekzekutivi ka pasur mundësi ta bëjë një gjë të tillë shumë kohë më para, mirëpo ka anashkaluar kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe veçmas të ShBA-së.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ditë më parë ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft-statut për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, Qeveria në momentin e duhur do të propozojë draftin e vet për themelimin e asociacionit.

Gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Ai ka potencuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Tags: AsociacioniOpozitaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Smajljaj: Listat për deputetë sjellin pak ndryshime, mungojnë figurat me pavarësi vepruese

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Mediat angleze: Guardiola do të largohet nga City

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Arsenali fiton me mund ndaj Burnleyt, i afrohet titullit kampion

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Ancelotti fton Neymarin në Botëror, Brazili publikon listën finale

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

Trump thotë se anuloi një sulm të ri ndaj Iranit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën