Në përvjetorin e 17 të Pavarësisë së Kosovës, një nga momentet më emocionuese dhe të dashura për publikun ishte parakalimi i njësiteve të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.
Ata para zyrtarëve shtetërorë e qindra qytetarëve parakaluan në sheshet e Prishtinës.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.