TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Paradoksale të kërkosh marrëveshje me LDK-në për 24 orë”, kritikohet qasja e Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit

Marrja e kohës shtesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për president para konstituimit të Kuvendit, vlerësohet si arsyetim i paqëndrueshëm. Ky taktizim nga partia që ka shumicën e deputetëve, konsiderohet me potencial për hyrjen e vendit në një krizë të re institucionale.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
2 1
A A

U thirr në foltore për të dhënë një propozim.

Por, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, parashtroi një kërkesë.

Koha shtesë për arritje të një marrëveshje për president, u bë shkas që seanca për konstituimin e Kuvendit të ndërpritet me vendim të kryesuesit të Kuvendit.

Ky veprim po cilësohet si taktikë e habitshme nga partia e cila e ka shumicën e deputetëve në Kuvend.

“Është e habitshme sepse Vetëvendosje i ka numrat për ta konstituar parlamentin. Pohimi se i duhet kohë shtesë për të përcaktuar, për t’u marrë vesh në këtë rast me LDK-në për presidentin, nuk qëndron sepse ka edhe dy muaj kohë pas konstituimit të parlamentit dhe është pak paradoksale që të dyshosh se dy muaj nuk do të mjaftojnë, ndërkaq të kërkosh që brenda 24 orëve të merresh vesh me LDK-në”, deklaroi analisti politik Melazim Koci.

Rasti i së enjtes, vlerësohet se krijon hapësirë për hyrje në një krizë të radhës, për çka kërkohet ndëshkim nga qytetari.

“Ne mund të futemi duke fajësuar njëri tjetrin, pozitë – opozitë, në një krizë tjetër ciklike e cila nuk mund të ketë fund dhe siç po shihet nga këta njerëz të papërgjegjshëm edhe nuk duket ta ketë fundin e saj, që është përsëri e papranueshme dhe që do duhej definitivisht qytetari ta ketë parasysh këtë dhe të sillet meritorisht. Pra, ashtu siç e meritojnë kjo klasë politike, e kjo do të thotë faktikisht ndëshkim i tyre sepse edhe ashtu iu ka dhanë leksion, porosi e mesazh votuesi në zgjedhjet e fundit. Ka munguar në zgjedhje, megjithatë mund të ketë mungesë më tepër, mund të ketë humbje të legalitetit dhe legjitimitetit”, tha pfofesori universitar, Mazllum Baraliu.

Kërkesa për kohë shtesë, nuk u prit mirë nga partitë opozitare, të cilat e vlerësuan si papërgjegjshmëri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për dhunim të një shtetase të huaj

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Parashikimi i motit

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën