TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një zyrtar policor në Ferizaj

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të miturit të dyshuar për vrasje në tentativë, sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe pas shqyrtimit të provave në dispozicion.

I mituri dyshohet se më 10 korrik 2026, rreth orës 07:50, në Parkun e Qytetit në Ferizaj, afër Postës Kryesore, i maskuar dhe i veshur me rroba ushtarake, ka sulmuar me thikë dy persona, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas dyshimeve të ngritura, pas sulmit i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Më pas, sipas gjykatës, i dyshuari është lokalizuar në një fshat të Komunës së Ferizajt, ku gjatë përpjekjes së policisë për ta arrestuar dhe për t’i marrë thikën, ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarët policorë, duke shkaktuar lëndime edhe ndaj tyre.

Gjykata ka bërë të ditur se ndaj të miturit ekziston dyshimi i bazuar për veprat penale: vrasje në tentativë, sulm ndaj personit zyrtar dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe të miturit i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ankesa ndaj këtij vendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij./teve1.info/

Tags: Gjykata Themelore FerizajI mituriparaburgimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar pas paraqitjes së Radoiçiqit në tubimin e Vuçiqit

Tragjedia në Livoç, kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani

Tragjedia në Livoç, kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci nga Pozherani

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Barcelona fiton edhe ndaj Getafes

Barcelona fiton edhe ndaj Getafes

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Tottenhami me 10 lojtarë ia merr një pikë Manchester Unitedit

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar pas paraqitjes së Radoiçiqit në tubimin e Vuçiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën