TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

 Paraburgim ndaj katër të dyshuarve për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje

by tëvë1
4 muaj ago
4
A A

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.B., A.L., A.B. dhe Sh.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2; veprën penale mbajtja në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Fitore Krivanjeva Daci, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar,  se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë, në atë mënyrë se më datë 12 dhjetor 2025, rreth orës 17:15, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotik, substanca psikoterapi ose analoge, me qëllim shitje ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që paraprakisht të pandehurit M.B. dhe A.L., kanë sjellë substancë narkotike të llojit kokain me peshë prek 4.620 gram në Republikë e Kosovës, e më pas i pandehuri L.Z., kontakton me të pandehurin A.B. dhe Sh.B, duke i udhëzuar që këtë substancë narkotike të sjellin në parkingun e “B.M” në V., po ashtu duke i`u dhënë edhe detaje të veturës, ku ishte pësoni që do të blinte substancën narkotike, ndërsa me rastin e kontrollit, tek shtëpia e të pandehurit A.B., gjenden dhe sekuestrohet edhe pesë role – folje plasmasti të tejdukshme, katër palë dorëza pune, dorëza llastiku ngjyrë të zezë, gërshërë dhe një lug kuzhine e metalit, të cilat janë shfrytëzuar për mbështjellje të substancës narkotike.

Po ashtu ndaj të pandehuri A.B., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), në atë mënyrë se nga data e papërcaktuar deri më 12 dhjetor 2025, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Republikën e Kosovës, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim një revole të markës “Glock”, prodhim Austriak, 9 mm, me një karikator me një fishekë, e cila me rastin e kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës i gjendet dhe i sekuestrohet.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

“Djemtë dhe burrat na u ekzekutuan shtëpi për shtëpi” – Rrëfimi i dhimbshëm për masakrën e Mejës

“Djemtë dhe burrat na u ekzekutuan shtëpi për shtëpi” – Rrëfimi i dhimbshëm për masakrën e Mejës

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Podujevë, tre të lënduar

KDI: Zgjedhja e presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon rendin kushtetues

KDI: Zgjedhja e presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon rendin kushtetues

Tahiri: Ajo që ndodhi sot në Kuvend është gabim i madh, goditje ndaj rendit kushtetues

Tahiri: Ajo që ndodhi sot në Kuvend është gabim i madh, goditje ndaj rendit kushtetues

Çfarë thuhet për zgjedhjen e presidentit në aktgjykimin për rastin Pacolli?

Çfarë thuhet për zgjedhjen e presidentit në aktgjykimin për rastin Pacolli?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën