Reprezentuesi i Kosovës, mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada, mund t’i mungojë skuadrës së Kolnit në ndeshjen derbi ndaj Fortuna Dusseldorit.
Paqarada ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit, të cilën Kolni e zhvilloi ndaj Magdeburgut.
Ndeshja ndërmjet Kolnit dhe Dusseldorfit, zhvillohet të dielën dhe i takon xhiros së 23-të të Bundesligës 2 gjermane.
Paqarada është një prej lojtarëve kryesorë te lideri i Bundesligës 2.
Ai në 22 ndeshjet e edicionit aktual me fanellën e Kolnit ka kontribuar me shtatë asistime.