TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

by Tëvë1
9 muaj ago
10
A A
“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

Avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar rastin e vdekjes së 27-vjeçarit i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje policore në Lipjan. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai theksoi se pamjet e publikuara tregojnë qartë përdorim të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, duke e cilësuar situatën si shumë shqetësuese dhe jo të izoluar.

“Ky nuk është një rast i vetëm. Vetëm para pak ditësh patëm një incident në Klinë ku zyrtarët policorë keqtrajtuan një qytetar. Arrestimi i pesë policëve sot, megjithatë nënkupton prezumimin e pafajësisë, është një hap pozitiv për sistemin juridik – sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, e sidomos jo zyrtarët e rendit,” deklaroi Smakiqi.

Ai shtoi se nga pamjet duket qartë një përdorim joproporcional i forcës, dhe me shumë gjasë, autopsia do të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

“Pamjet janë të rënda, tronditëse dhe nuk i takojnë një polici profesionale. Janë në kundërshtim me ligjin – nuk guxon të ushtrohet dhunë ndaj qytetarëve në atë mënyrë,” shtoi ai.

Smakiqi theksoi nevojën për reformë në sistemin policor, duke sugjeruar që duhet të shihet nëse zyrtarët e përfshirë janë pjesë e rekrutimeve të fundit dhe se këto raste duhet të shërbejnë si mësim për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.

Në fund, ai kritikoi edhe vakumin institucional, duke theksuar se mungesa e një qeverie të konsoliduar ndikon negativisht në funksionimin e shtetit të së drejtës dhe përgjegjësinë institucionale.

Tags: Info NataLipjanrasti ne lipjanTeve1Xhevdet Smakiqi
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën