TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pamjet e makinës që u përfshi në aksidentin e rëndë në ‘Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një grua

by Tëvë1
12 muaj ago
4
A A
Pamjet e makinës që u përfshi në aksidentin e rëndë në ‘Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një grua

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë së paku dy automjete: një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë veturën tërësisht të dëmtuar, duke lënë të kuptohet për përplasjen e fuqishme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Tëvë1 se aksidenti ka rezultuar me fatalitet. Sipas tij, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues – kamion, me targa vendore, dhe një veturë me targa të huaja,” ka deklaruar Kelani.

Ai ka bërë të ditur se drejtuesja e veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka shtuar ai.

Në vendin e aksidentit kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë punuar në menaxhimin e situatës dhe pastrimin e rrugës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, sidomos në kushte të vështira atmosferike dhe në zonat me qarkullim të shpejtë.

Tags: aksidentPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

Amedspori i shqiptarëve kthehet te fitorja në Superligën e Turqisë

Amedspori i shqiptarëve kthehet te fitorja në Superligën e Turqisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e nderon Isa Boletinin në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për transportimin e 136 kilogramëve marihuanë në Kaçanik

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Sinani: 28 Nëntori, për shqiptarët e Luginës ka domethënie edhe më të veçantë

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Bayerni ndalet nga Hamburgu, barazon pa gola

Bayerni ndalet nga Hamburgu, barazon pa gola

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën