Gjoni Palokaj luftëtari shqiptar i MMA në kategorinë Oktagon deri në 63 kg, ka realizuar fitoren e 10-të dhe vazhdon të jetë i pamposhtur.
Të shtunën mbrëma ai mposhti rivalin sllovak Karol Rysavy, duke fituar ndaj tij me pikë pas tri rundesh.
Në meçin që u mbajt në Bratisllavë prej nga ishte edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, salla ishte e mbushur me plot 13 mijë shikues.
Gjoni në garën Oktagon është i shtati në listë, dhe në formë të lartë, e që gjithherë fitoret i kremton me flamurin kombëtar.
Detajet nga meçi i Palokajt i sjellim të dielën në një reportazh për Sportin në Tëvë 1.