TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Palokaj të shtunën sfidohet nga Novak në eventin Oktagon 69

by tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Palokaj të shtunën sfidohet nga Novak në eventin Oktagon 69

Gjoni Palokaj, që ka një seri të shkëlqyer si luftëtar profesionist në arte luftarake (MMA), të shtunën në Dortmund, me përkrahjen edhe të bashkatdhetarëve, pret fitoren e radhës.
I lindur më 13 shkurt 1995 në Hanover, me prejardhje nga fshati Velezh i Prizrenit, ai, garon në kategorinë me peshë pendël -66 kg dhe ka një rekord profesional prej 10 fitoresh e 3 humbjesh.

Gjoni filloi rrugëtimin e tij në MMA nën udhëheqjen e xhaxhait dhe trajnerit të tij, David Palokaj, themelues i Fightschool Hannover.
Davidi, ka një karrierë të pasur në MMA, Luta Livre BJJ dhe boks, me eksperiencë të gjerë stërvitore në Brazil, të cilën me mjaftë sukses po e përcjell te Gjoni.
Në vitin 2023, Gjoni nënshkroi kontratë me OKTAGON MMA, një nga organizatat më të mëdha të MMA-së në Evropë. Ai ka shënuar fitore të rëndësishme në këtë organizatë, duke përfshirë një fitore me vendim unanim kundër Karol Ryšavý më 9 nëntor, 2024.


Aktualisht, ai është në një seri prej pesë fitoresh radhazi dhe synon të kalojë në Ultimate Fighting Championship (UFC). Meçi i tij i ardhshëm është më 5 prill 2025, kundër sllovakut Marco Novák në eventin OKTAGON 69, që do të mbahet në Westfalenhalle në Dortmund të Gjermanisë.
Për meçin ka interesim, veçmas nga diaspora shqiptare. Kapaciteti i sallës është 20 mijë vende, dhe të gjitha biletat janë shitur.

‘Të shtunën pres të shënoj fitoren e radhës ndaj Novak. Besoj që në Dortmund, do të ketë edhe shumë shqiptarë, që do të më japin dhe më shumë zemër drejt fitores’, tha Gjoni në prag të meçit.
Gjoni gjithmonë hyn në ring me flamurin shqiptar. “Kur e mbaj flamurin kuq e zi në shpinë, ma jep krejt fuqinë e botës. Faleminderit shqiptarë që më përkrahni, faleminderit Zot që më ke lindur shqiptar”.

Përveç karrierës së tij në MMA, Gjoni ka përfunduar studimet në Inxhinieri Elektronike dhe ka punuar në Volkswagen Hannover. Megjithatë, ai tani është fokusuar tërësisht në karrierën e tij sportive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Mbi 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen në Podujevë vazhdon të mbetet e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën