Basketbollisti Jan Palokaj nuk është më pjesë e skuadrës së Bashkimit.
Klubi nga Prizreni ka njoftuar të premten se Palokaj është larguar me marrëveshje të dyanshme.
Palokaj do ta vazhdojë karrierën te Cibona, pasi kontrata e tij me Bashkimin ishte e hapur për Evropë dhe ka lejuar një gjë të tillë.
Bashkimi ka falënderuar Palokajn për kontributin gjatë kësaj periudhe, si dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.
Palokaj për tre muaj ishte pjesë e Bashkimit dhe këtë sezon ka luajtur me një mesatare prej 10 pikëve për ndeshje.
Bashkimi ishte ekipi i tretë i Palokajt në Kosovë, ku llogaritej basketbollist vendor.
Para Bashkimit, Palokaj ka luajtur edhe për Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtinën.










