Duke festuar me flamurin kombëtar mbi supe, në sallën e stërmbushur Westfallenhalle të Dortmundit, luftëtari shqiptar i MMA, Gjoni Palokaj, mposhti rivalin e tij, për fitoren e radhës.
Palokaj triumfoi me vendim të gjyqtarëve pas tri rundeve ndaj rivalit sllovak Marko Novak, në ‘Octagon 69’, garë kjo e njohur e arteve marciale.
Ky ishte triumfi i 11-të i Palokajt në karrierë dhe i gjashti rresht, në kategorinë e lehtë pendël, deri në 66 kilogramë.
Që nga viti 2022 ai nuk njeh humbje, ndërsa është pjesë e Octagon MMA tash e dy vjet.
Synimi i tij është të kalojë në Ultimate Fighting Championship (UFC), dhe me formën aktuale e përgatitjen, duket se shumë shpejt mund ta realizoj ëndrrën.