TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Palët në dialog të shfrytëzojnë dykuptimësinë e marrëveshjeve

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Korniza kohore e dialogut, njohësit e çështjeve e shohin vështirë të arritshëm afatin e marsit

Ambiguiteti ose dykuptimësia është njëra nga elementet e cila besohet që po shkakton probleme në zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo dykuptimësi, sipas ekspertëve, nuk duhet të jetë problem për Kosovën dhe se vendi duhet të vazhdoi tutje me zbatimin. Por, ka mendime që ambiguitetin në vazhdimësi politika e Kosovës e ka përdorur për nevoja të veta.

Marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdimisht kanë pasur dykuptimësi brenda përmbajtjes së tyre.

Kjo formë e përpilimit të dokumenteve në diplomaci njihet ndryshe edhe si “ambiguiteti kreativ”. Një ambiguitet i tillë është i shprehur edhe në marrëveshjen e arritur mbi bazën e planit franko-gjerman.

Termi “vetë-menaxhim” i përmendur në nenin 7 të marrëveshjes, pati ngjallur reagime të shumta në vend, pasi kuptimi i tij interpretohej në forma të ndryshme.

Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, thotë se ambiguiteti mund të jetë njëri nga shkaktarët që nuk po zbatohet plani franko-gjerman. Por, sipas tij, Kosova duhet të përmbush zotimet e veta.

“Nëse shikohet nga aspekti ynë, ai ka ambiguitet, por unë do ta kisha quajtur ambiguitet konstruktiv. Përse? Sepse, ai është i konceptuar ashtu që asnjëra palë të mos mund ta bllokoi. Do të thotë nëse Kosova do të përmbushte pjesën e obligimeve të veta, Serbia nuk mund ta bllokoi atë marrëveshje, sepse Serbia nuk e ka të drejtën e vetos në atë marrëveshje. Identike ka qenë situata në Rambuje”, u shpreh njohësi i Çështjeve politike, Melazim Koci.

Ndërsa, analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, thotë se kryeministrat në Kosovë, çdoherë e kanë përdorur ambiguitetin për të përfituar në politikën e brendshme.

“Shumë individë nga ekzekutivi i Kosovës dhe këtu kam në kokë zotëri Haradinajn, zotëri Hotin, zotëri Kurtin tani, më përpara ish-kryetarin e LDK-së, gjithmonë janë munduar të fitojnë nga ky lloj ambiguiteti dhe ta përdorin për politikën e brendshme … Politikanët në Kosovë e dinë shumë mirë, këshillohen shumë mirë, por duket që këto lloj ambiguiteti e shfrytëzojnë për interesat e tyre”, u shpreh analisti nga Shqipëria, Ben Andoni.

Qartësimin e mënyrës së zbatimit të marrëveshjes palët kanë mbetur ta bëjnë në Bruksel, përmes planit të sekuencimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Kallas: Liderët politikë të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të qeverisë

Haliti thotë se Lladrovci e ka të vështirë të fitojë pa mbështetjen e partisë, përmend Skenderajn

Haliti: Nuk kemi vija të kuqe për koalicion, kërkesat e PDK-së duhet të vlerësohen

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Bilanci javor i Policisë në Prishtinë – 170 urdhëresa të realizuara dhe mijëra gjoba në trafik

A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Kallas: Liderët politikë të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të qeverisë

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Trump u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të ndalojnë menjëherë “të shtënat”

Haliti thotë se Lladrovci e ka të vështirë të fitojë pa mbështetjen e partisë, përmend Skenderajn

Haliti: Nuk kemi vija të kuqe për koalicion, kërkesat e PDK-së duhet të vlerësohen

Huthitët paralajmërojnë sulme ndaj çdo anijeje të lidhur me Izraelin

Huthitët paralajmërojnë sulme ndaj çdo anijeje të lidhur me Izraelin

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Dellova i bashkohet Dynamos këtë muaj

Sulmet e reja mes Izraelit dhe Iranit tronditin armëpushimin rajonal

Sulmet e reja mes Izraelit dhe Iranit tronditin armëpushimin rajonal

Celina pranë kalimit në Arabinë Saudite

Celina drejt Turqisë, pranë firmës me Bursasporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën