tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Pajtimi për termat e referencës për të zhdukurit, Qeveria kritikohet për mos transparencë

Draft-dokumenti për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur është dokumenti me të cilin Kosova është pajtuar dje në Bruksel. Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë detaj për rrugën e zbatimit të kësaj marrëveshje, por të përfshirët në këtë proces thonë se kjo mungesë e transparencës është problematike.

Valmir Gallopeni nga Valmir Gallopeni
17/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e personave të zhdukur me dhunë, është njëra nga marrëveshjet që ka qenë afër konkretizimit prej shumë kohësh.

Në takimin e djeshëm mes kryenegociatorëve në Bruksel, nga Qeveria bëjnë me dije se Kosova është pajtuar me draftin e dokumentit për termat e referencës për zbatimin e Deklaratës mbi Personat e Pagjetur.

Televizioni ka kërkuar nga Qeveria më shumë detaje në lidhje me këtë draft, por që deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, thotë se progresi në këtë çështje duhet përshëndetur, por sipas tij, është problematike mungesa e transparencës nga Qeveria.

Pavarësisht përparimit në dialog për çështjen e të zhdukurve, ish-koordinatori për Personat e Pagjetur në Qeverinë, Haradinaj, Jahja Lluka, thotë se Serbia nuk do të bashkëpunojë në këtë drejtim.

Kosova dhe Serbia më 2 maj të këtij viti kanë arritur dakordim për deklaratën për personat e zhdukur.

Jakupi: Jemi të dëshpëruar, asnjë nga kërkesat e minatorëve nuk janë realizuar deri më tani

08/12/2023

Canaj: Draft-statuti i Asociacionit sjell një mini-republikë brenda Republikës së Kosovës

08/12/2023

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në vëri

08/12/2023

Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin

08/12/2023

Tre module shtohen në bazën e të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

08/12/2023

D+ publikon raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”

08/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.