TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

(Pa)Drejtësia për viktimat e luftës

Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë dhe telashet me përkthyesit në gjuhën serbe, janë disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohen gjykatat e Kosovës në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

nga Shpat Blakcori
3 muaj më parë
1 0
A A

Beteja për arritjen e drejtësisë pas luftës së fundit në Kosovë po vazhdon.

Por rruga e gjykimeve për krimet e luftës nuk është e lehtë.

Disa nga sfidat ceken në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare,  “Gjykimet për krimet e luftës në Kosovë – Me çka ende ballafaqohen këto procese?”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli tha se tani Kosova ka infrastrukturë ligjore për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

“Kriminelët e luftës duhet gjetur dhe sjell ta vuajnë dënimin për gjykimin në mungesë, është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në raport me vënien e drejtësisë për viktimat dhe dënimin meritor për kriminelët. Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që janë kryer gjatë luftës në Kosovë nga shteti i Serbisë kanë lënë pasoja të thella jo vetëm për ata që i përjetuan drejtpërdrejt, por edhe për shoqërinë në përgjithësi”, thotë Qorrolli.

Hap pozitiv i vitit 2024 është konsideruar  rritja e aktakuzave për dhunimet seksuale gjatë luftës në Kosovës.

“Gjatë këtij viti janë trajtuar gjithsej 35 raste të krimeve të luftës, prej të cilave 10 raste përmbajnë aktakuza apo akuza për dhunë seksuale si krim i luftës. Krahasuar me 25 vitet e kaluara ku janë trajtuar vetëm 4-5 të dhunës seksuale si krim lufte, rritja e aktakuzave për dhunën seksuale është hap pozitivë, pasi viktimat e dhunës seksuale kanë filluar të thyejnë heshtjen, të luftojnë stigmat dhe të raportojnë krimet në organet ndjekjes”, thotë Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Bashkëpunimi juridik me Serbinë u konsiderua si i domosdoshëm.

“Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që në negociatat me Serbinë të vendoset bashkëpunim juridik ndërkombëtar”, tha ai.

Si pengesë e proceseve u identifikua edhe mungesa e përkthyesve në gjuhën serbe.

Udhëheqësi i departamentit për krime lufte pranë Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, tha se nga vitit 2023 kanë bërë punë të konsiderueshme në adresimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, janë ngritur 14 aktakuza në mungesë nga Prokuroria Speciale.

Që nga përfundimi i luftës institucionet gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare, kanë dënuar rreth 74 persona për krimet e luftës në Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën në mes vete

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X