Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër mocioneve të propozuara nga opozita për minatorët e Trepçës dhe Policinë e Kosovës.
Ai ka pyetur pozitën se ku mbeti morali politik dhe premtimet elektorale që ata kanë bërë.
“Nuk e kuptoj pse Vetëvendosje (shumica e kuvendit) bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rastet e minatorëve dhe policisë, në parlamentin e Kosovës. Ku mbetet morali politik, ku mbeten premtimet elektorale… katastrofë”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, mocionet e opozitës që sot të diskutohet për grevën e minatorëve të Trepçës dhe për kërkesat e policisë nuk ka kaluar në Kuvend.
Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër këtij propozimi, duke thënë se seanca duhet të vazhdojë me rendin e ditës.
Kjo ka bërë që opozita ta lëshojë sallën dhe të vazhdojë vetëm pozita.