TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

by Tëvë1
44 minuta ago
2
A A
​Pacolli ngre dyshime për keqpërdorime milionëshe të parasë publike për dy prona në Ferizaj, fton organet për hetim

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka ngritur dyshime për keqpërdorim të miliona eurove të parasë publike në proceset e shpronësimeve në dy raste në komunën e Ferizajt.

Pacolli tha se rasti i parë është në zonën kadastrale në fshatin Bibaj, ku tha se së pari, shpronësimi i parcelës kadastare 700-9, është realizuar në dy faza, ku fillimisht vlerësimi fillestar ishte 32 euro për metër katror, ndërsa pas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, vlera e re u përcaktua të jetë 90 euro.

“Sa i përket rastit të parë, rezultojnë këto konstatime kryesore: Së pari, shpronësimi i parcelës katastare 700-9 është realizuar në dy faza, përkatësisht në sipërfaqe prej 5 mijë e 450 metra katrorë dhe 2 mijë e 867 metra katrorë me vlerësim fillestar prej 32 euro për metër katror të përcaktuar nga organi kompetent për vlerësimin e pronave pranë Ministrisë së Financave. Ky vlerësim është pranuar nga pronari në fazën e parë pa ushtruar ankesë. Së dyti, në pjesën e shpronësimit shtesë prej 2 mijë e 867 metra katrorë, megjithëse vlerësimi fillestar ka qenë 32 euro për metër katror, Gjykata Themelore në Ferizaj me aktvendim të datës 21.09.2023 ka përcaktuar vlerë të re prej 90 euro për metër katror duke krijuar një diferencë prej 58 euro për metër katror. Kjo rritje përbën trefishim të vlerës fillestare dhe nuk reflekton harmonizim të vlerësimit të parcelave përreth të cilat sipas akteve zyrtare sillen nga 15 euro për metër katror deri në 33 euro për metër katror”, tha Pacolli.

Tutje, ajo tha se Gjykata Themelore në Ferizaj e ka njohur edhe të drejtën për kompensim për vlerë të humbur të pjesës së mbetur të pronës prej 5 mijë e 347 metra katrorë, duke aplikuar norma prej 90 për qind të humbjes së vlerës në segmente në dryshme të saj, por sipas saj, nga verifikimi në terren, konstatohet se prona në fjalë jo që s’e ka humbur vlerën, por ka përfituar nga zhvillimi infrastrukturor.

“Së katërti, përdorimi aktual i një pjese të kësaj prone për aktivitete ekonomike tregon qartë potencial të shtuar zhvillimor dhe ekonomik për çka bie ndesh me konstatimin për humbje të vlerës deri në 90 për qind… Së pesti, vendimi gjyqësor ka prodhuar obligim financiar shtesë për shtetin në vlerë prej 600 mijë euro, përfshirë diferencën në çmim, kompensimin për vlerën e humbur dhe kamatat. Ky obligim është dukshëm joproporcional në raport me vlerësimet fillestare me tregun për rreth”, tha ajo.

Sipas Pacollit, rritja e vlerës nga 32 në 90 euro janë indikacione për keqpërdorim të parasë publike dhe përbën shkelje në zinxhir, ku tha se janë të involvuara institucionet dhe gjykatat.

“I bëjmë thirrje organeve kompetente që të nisin hetimet e menjëhershme dhe të pavarura në mënyrë që të sqarohet nëse kemi të bëjmë me shkelje ligjore dhe dëmtim të qëllimshëm të buxhetit të shtetit sepse është e papranueshme që vendime të tilla të krijojnë obligime financiare kaq të mëdha për shtetin në kundërshtim me realitetin në terren dhe standardet e vlerësimit”, tha Pacolli.

Më tej, Pacolli tha se rasti i dytë i dyshimtë është në Fshatin e Vjetër të Komunës së Ferizajt, e që bëhet fjalë për një sipërfaqe perj 52.1 hektarë.

“Ekzistojnë dyshimet e bazuara se kjo pronë publike është tjetërsuar mbi bazën e dokumentacionit të pamjaftueshëm për verifikim, me elemente serioze dyshimi për falsifikim dhe parregullsi procedurale. Tjetërsimi është mbështetur me aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt të datës 03.09.1997 si dhe me aktvendimin të datës 07.06.2021 të lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. Pas regjistrimit të kësaj prone në kadastër, parcela në fjalë është përfshirë në procedurat e shpronësimit për realizimin e një projekti me interes publik. Si rezultat tani kërkohet që shteti të kryej pagesën në vlerë prej 1.7 milion euro në emër të kompensimit për shpronësim. Kemi arsye serioze edhe për këtë rast të dyshojmë se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar të përfitimit të paligjshëm në dëm të pronës publike dhe të buxhetit të shtetit”, tha Pacolli, raporton KosovaPress.

Pacolli tha se për këto arsye, kërkojnë hetim të plotë nga organet e drejtësisë dhe verifikim të përgjithshëm të dokumentacionit që kanë çuar deri te regjistrimi dhe trajtimi i kësaj prone.

Tags: FerizajFitore PacolliHetimkeqperdorimepara publikeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari pret gjeneralin amerikan, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit FSK–USEUCOM

Jashari pret gjeneralin amerikan, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit FSK–USEUCOM

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

​KQZ-ja aprovon mbi 131 mijë kërkesa të diasporës për votim

Në Ditën e Mjekut Familjar, Rama nderon profesionistët shëndetësorë me mirënjohje

Në Ditën e Mjekut Familjar, Rama nderon profesionistët shëndetësorë me mirënjohje

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Izraeli sekuestron mbi 40 anije të flotës së ndihmave për Gazën, arrestohen qindra aktivistë

Izraeli sekuestron mbi 40 anije të flotës së ndihmave për Gazën, arrestohen qindra aktivistë

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

Hargreaves takon Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

Irani ka zbuluar detaje të propozimit të fundit drejtuar SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Irani ka zbuluar detaje të propozimit të fundit drejtuar SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën