Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli i ka bërë një analizë sipas saj të detajuar raportit të fundit për lirinë e medias të cilin e ka publikuar të premten organizata “Reporterët pa Kufij”.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se raporti lë të kuptohet qartë që mediat janë të kapura jo nga Qeveria por nga oligarkët dhe strukturat jashtë institucionale.
Postimi i plotë:
𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢: Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐭𝐡𝐨𝐭ë 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢? Analizë e detajuar e raportit
Raporti i fundit për lirinë e medias ka ngritur shumë reagime në diskursin publik. Por, nëse analizohet me kujdes, 𝐝𝐞𝐥 𝐪𝐚𝐫𝐭ë 𝐬𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐪ë 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐣𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐤𝐭𝐚. Raporti vë në pah disa çështje interesante që nuk u përmendën fare nga mediat, dhe megjithatë e tërë kritika i atribuohet Qeverisë. 𝐍𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐡ë, 𝐧ë 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐢 𝐭ë 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐭𝐡𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐪ë 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐞𝐧𝐠𝐮𝐞𝐬𝐞, 𝐬𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐧𝐝ë𝐫𝐡𝐲𝐫ë𝐬𝐞 𝐧ë 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐞𝐝𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞.
𝐊𝐨𝐧𝐭𝐞𝐤𝐬𝐭𝐢 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤: 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤ë𝐭, 𝐣𝐨 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚
Në raport thuhet qartë:
“𝐏ë𝐫𝐯𝐞ç 𝐤ë𝐬𝐚𝐣, 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐫𝐞𝐝𝐚𝐤𝐬𝐢𝐭ë 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐚𝐭𝐞 𝐣𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐧𝐝ë𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐞 𝐭ë 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐨𝐬𝐞 𝐚𝐟𝐚𝐫𝐢𝐬𝐭𝐞.” Ky formulim është i rëndësishëm. 𝐍𝐮𝐤 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞, të cilët përmes interesave të tyre të ngushta dhe lidhjeve me figura të fuqishme politike ndikojnë në përmbajtjen editoriale.
Raporti lë të kuptohet qartë: 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫𝐚, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 – 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤ë𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭ë𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞.
𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐆𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞: 𝐑𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐬𝐢 𝐤ë𝐫𝐜ë𝐧𝐢𝐦, 𝐣𝐨 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢
Një tjetër element i rëndësishëm është konteksti i sigurisë së gazetarëve.
Sipas raportit:
“Në vitet e fundit, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve vijnë nga 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐭𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐦𝐞𝐬 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭.”
Kjo është e qartë se raporti konstaton që kërcënimi nuk ka ardhur nga institucionet shtetërore të Kosovës, por nga 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞, duke u fokusuar në sulmet që kanë ndodhur kohëve të fundit në veri.
Po ashtu, raporti thotë se ka pasur përgjime të gazetarëve pa specifikuar se nga kush janë bërë ato përgjime. Në një raport ndërkombëtarë, 𝐤𝐮𝐫 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢, 𝐤𝐣𝐨 𝐭𝐡𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫. Fakti që kjo nuk specifikohet, përforcon idenë se këto përgjime kanë mundur të kryhen nga 𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫ë 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥ë që lidhet me konstatimin e raportit më lartë.
Përgjegjësia në këtë rast bie 𝐦𝐛𝐢 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë, 𝐣𝐨 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐧ë. Policia dhe prokuroria thuhet se i hetojnë rastet, por rrallë ka ndjekje penale, duke theksuar nevojën për reformë urgjente në drejtësi, atë që po bënë kjo Qeveri.
𝐏𝐚𝐝𝐢𝐭ë 𝐒𝐋𝐀𝐏𝐏 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐞𝐤𝐬𝐭𝐢 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫: 𝐉𝐨 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞
Raporti trajton edhe çështjen e 𝐩𝐚𝐝𝐢𝐯𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐩ë𝐫 𝐡𝐞𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 (𝐒𝐋𝐀𝐏𝐏), duke theksuar:
“𝐏𝐚𝐝𝐢𝐭ë 𝐒𝐋𝐀𝐏𝐏 𝐧𝐢𝐬𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞 𝐭ë 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞.”
Sërish, nuk thuhet se janë nisur nga Qeveria por nga politikanë dhe biznese të fuqishme. Disa padi të tilla janë iniciuar 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐚𝐧ë𝐯𝐞 – 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë 𝐞 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë, 𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫ë 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚 𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭ë. Këto kallëzime penale nuk kanë për qëllim censurimin por mbrojtjen e integritetit personal dhe profesional nga shpifjet që iu kanë bërë përmes mediave. 𝐏𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐣, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐚𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭, 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚 𝐤𝐮 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐤ë𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢𝐝𝐡ë𝐧𝐢𝐞, 𝐞 𝐣𝐨 𝐭𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚.
Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐪ë 𝐜𝐞𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞?
Në rastin e Serbisë, raporti është eksplicit:
𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚, 𝐞𝐥𝐢𝐭𝐚𝐭 𝐧ë 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭, 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐭ë 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜ë𝐬 përmenden si 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐞 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐩ë𝐫𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐩ë𝐫 𝐜𝐞𝐧𝐬𝐮𝐫ë𝐧, 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐦𝐞𝐭.
Në rastin e Kosovës, përdoret një gjuhë pasive dhe neutrale. Nuk përmenden ndërhyrje nga ana e Qeverisë dhe nuk përmendet ndonjë strukturë shtetërore që bënë cenzurë, presion apo përgjim të gazetarëve.
𝐊𝐲 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐢 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐨𝐦𝐞𝐭𝐡ë𝐧ë𝐬.
𝐍ë𝐬𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞, 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢 𝐝𝐨 𝐭𝐚 𝐭𝐡𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐪𝐚𝐫𝐭ë – 𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐬𝐢ç 𝐞 𝐛ë𝐧 𝐩ë𝐫 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë.