TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pa rrymë mbi një muaj

nga Albiona Hajdari
4 Tetor, 2023
0
A A
Pa rrymë mbi një muaj

Njëzetë e dy familje të vendosura në Lagjen e Re në Podujevë, që nga 23 Gushti nuk kanë rrymë. Për këtë problem, Komuna e Podujevës dhe Fondacioni “shqiptarët për shqiptarët”, përgjegjësinë e kanë hedhur tek KEDS-i, i cili nuk i ka kthyer përgjigje televizionit.

Edhe të mërkurën po provon të ndez energjinë elektrike.

Mirëpo sikurse në ditët e kaluara – edhe kësaj radhe pajisjet nuk po funksionojnë.

Në këtë gjendje Haradin Podvorica me familjen e tij jetojnë në Lagjen e Re në Podujevë tash e mbi një muaj.

Kështu, ai detyrohet që të sigurojë ushqim vetëm për një ditë për familjen e tij.

“Na qe ni muj ditë jemi pa rrymë. Ushqim në frigorifer s’kemi, frigoriferat janë krejt të fikur pa rrymë. Çkado që të lejsh brenda ditës krejt prishen. Sot blejmë për me hongër kafjallin qitu për qitu. Prap nesër duhet me ble tjetër. Sen për me lanë për nesër nuk guxojmë me lanë”, tha banori i lagjes, Haradin Podvorica.

Në mungesë të rrymës ai përdorë forma tjera për të ngrohur ujin.

“Jeta është gjithqysh. Më herët i kemi nxeh jashtë bidonat me ujë jemi hi jemi pastru, kështu që po duhet me dhezë shporetin me dru, edhe me u ba idare me të. Shyqyr qita shporeta që ishin se s’kishim ditë çka me bo. T’paktën ujë me u pastru, vjen njeri prej pune, i lodht, teshat veç mallter veç cedent, s’ki ku lahesh. Qat fillim e kemi pasë vështirë, po qita shporeta që i kemi, po duhet me u ba idare”, tha Pdovorica.

E kryefamiljari, Bahri Zeqiri,për gjashtë anëtarët e familjes i vendos bidonët me ujë për ti ngrohur në rreze të diellit.

“Me pasë ditë për qashtu, kisha nejt me nifarë najloni edhe e kisha ditë që najlon, aty rrymë s’un çon edhe e kisha ditë kisha nejt pa rrymë. Shpiat e mira boll, të reja po pa rrymë. Qashtu e qita do ushqim n’dritare në aksham me ftofë se po prishen, erdh qeni e kapi për dritare si e bleva shkoi e mori. Krejt atë mazën që ke e kish derdh në tokë, kjo është tmerr, pasha Zotin tmerr. Kta po thonë që ni trafo duhet me pru k’tu”, tha banori i lagjes Bahri Zeqiri.

Megjithatë, banorët në këtë lagje janë të detyruar të bëjnë edhe zgjidhje të tjera.

“Kaniherë shkoj te nana, hi lana vet, i laj teshat. Ushqim dalim hajmë poshtë n’qytet me burrin kaniherë”, tha banorja Flora Musolli.

Problem kryesor sipas banorëve qëndron tek një trafo e cila duhet të vendoset në lagje.

Mirëpo kush është përgjegjës për vendosjen e saj?

Lagjja e Re u ndërtua nga një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondacionit “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe Komunës së Podujevës.

Përveç ndërtimit të shtëpive për 22 familje – të regjistruara si raste sociale, Fondacioni ‘’Shqiptarët për Shqiptarët’’ ishte kontraktuar të kryejë instalimin e rrymës dhe ujësjellësit.
Mirëpo sipas tyre, përgjegjësia për kyçjen e rrymës i takon komunës së Podujevës.

“Ne e kemi pasë realisht instalimin përbrenda të rrymës dhe të ujësjellësit ndërsa kyçjen përgjegjësi e ka pasë komuna edhe pse jam shumë i kënaqur me nivelin komunal atje. Mirëpo problemi na u shfaq te KEDS-i i cili realisht po pretendon se trafa është e vogël për përqimin e 22 shtëpive”, deklaroi Sylejman Rrahmani nga Fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

Ndërsa komuna e Podujevës lë fajtore KEDS-in për këtë neglizhencë.

“Çështja e rrymës mbetet përgjegjësi e KEDS-it dhe si institucion komunal ne kemi bërë kërkesë qe disa herë që ata të vendosin njehsorët elektrik që ato familje të kenë edhe rrymën elektrike. Derisa ka mbi një muaj që banorët janë vendosë dhe ende nuk i kanë njehsorët elektrik po shihet që është neglizhencë nga ana e tyre prandaj presim që sa më parë ata të veprojnë”, tha zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia.

Tëvë1 ka kërkuar nga KEDS-i përgjigje për këtë çështje mirëpo ky institucion nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme në Kosovë

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima një shtetase e Shqipërisë

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Hendboll: Kastrioti apo Besa? Sonte përcaktohet finalisti i dytë

Hendboll: Kastrioti apo Besa? Sonte përcaktohet finalisti i dytë

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj

Mbappe, 40 gola në sezonin debutues, kandidat për “Këpucën e artë”

Mbappe, 40 gola në sezonin debutues, kandidat për “Këpucën e artë”

Zbarkon në Madrid: Real Madrid pranë firmës me ‘xhevahirin’ Dean Huijsen

Zbarkon në Madrid: Real Madrid pranë firmës me ‘xhevahirin’ Dean Huijsen

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Barcelona mund të shpallet sonte kampione e Spanjës, luan ndaj Espanyolit nga ora 21:30

Barcelona mund të shpallet sonte kampione e Spanjës, luan ndaj Espanyolit nga ora 21:30

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X