TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OVL – UÇK thonë se nuk janë ftuar nga institucionet dhe nuk marrin pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit.

Nesër më 12 qershor shënohet dita e Çlirimit të vendit nga lufta e fundit në Kosovë. Për këtë ditë janë paraparë disa aktivitete, por që nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë se nuk kanë marrë ftesë por as nuk do të marrin pjesë në këso organizimesh.

nga Lindrit Zejnullahu
11 Qershor, 2025
0 0
A A

12 qershori  i vitit 1999 shënon nisjen e një epoke të re për Kosovën.

Në këtë ditë u çlirua vendi nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Kosova fitoi  lirinë pas luftës me Serbinë.

Çdo vit, në këtë datë përkujtohen dëshmorët e rënë për lirinë e vendit me organizime të ndryshme shtetërore.

Qeveria ka publikuar disa prej aktiviteteve që do të shënohen në këtë ditë, por që as kjo e fundit as Presidenca nuk kanë treguar për mediumin se a janë ftuar edhe kategoritë e dala nga lufta.

Edhe nëse i vjen ftesa, shoqatat e kësaj kategorie thonë që nuk do i përgjigjen çfarëdo organizimi.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës, tregojnë se ky vendim i marrë më herët do të vlejë ende.

“Po komunikim të mirëfilltë nuk kemi pasë asnjëherë me z.Kurti dhe Qeverinë që është në detyrë apo ministrat e tij dhe edhe pas këtij vendimi që kemi marrë nuk kemi pasë ndonjë komunikim me ta. Është interesant fakti se edhe pse nuk kemi komunikim me institucione tjera qoftë edhe nivele komunale ose të ndonjë institucioni shtetëror, ftesa vjen ashtu kështu është ajo ideja me hudh topin te pala, në këtë rast nuk kemi pranuar as ftesë fare që me marrë pjesë në ndonjë ngjarje që e organizon shteti i Kosovës”, thotë Gazmend Syla nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Nënkryetari i kësaj organizate, thotë se është  e pakuptueshme qasja e pushtetit ndaj tyre.

“Veprimi i fundit që ka qenë prej Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me Listën Serbe kur ata i bënë votat bashkë për të na përjashtuar pensionin e vetranit prej rritjes së pagës Minimale, kjo ke goditja më e madhe që e murrëm ne si bashkëluftëtar e si luftëtarë të UÇK-së prandaj kjo qasje e tillë na bën me dyshu se ky njeri cilin problem e ka me ne dmth sepse në institucione në një shtet demokratik normal shtetet nuk ishin dashtë me u sill kështu” , tha ai.

Vendimin për bojkot po e sheh si të qëlluar edhe invalidi i UÇK-së, Arton Hoti.

Sipas tij, mosrespektimi i të drejtave të tyre ka bërë që të ketë bojkot të këtyre festave.

“OVL UÇK kurrë nuk e ka bojkotuar Qeverinë e Kosovës, por Qeveria e Kosovës na ka bojkotuar neve si OVL UÇK dhe si veteran dhe invalid të luftës së UÇK-së… Veteranët e UÇK-së nuk e bojkotojnë festën e Çlirimit të Prishtinës por e bojkotojnë Qeverinë e cila ka qenë në njëfar forme gjithmonë urryese dhe fyese ndaj vlerave të UÇK-së”, shprehet Hoti.

Nga OVL – UÇK u tha se për nder të kësaj dite do të vazhdojnë me aktivitetet e planifikuara vetë nga ta.

Tags: aktivitetetdita e clirimitOVL UÇKTËVË !
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

“Info Nata” – 07.07.2025

“Info Nata” – 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

SHBA heq  grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X