TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL UÇK: Të përfundoj trajtimi çnjerëzor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

by teve1
10 muaj ago
0
A A
OVL UÇK: Të përfundoj trajtimi çnjerëzor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim për siç kanë thënë trajtimin e padrejtë dhe poshtërues të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim.

Sipas OVL refuzimi i vizitës së Avokatit të Popullit nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pasqyron qartë nivelin e zhgënjimit dhe mospërfilljes që kanë përjetuar ata ndaj këtij institucioni.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor.

“Siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”, theksohet në reagim.

Këto shqetësime theksohet se i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm.

OVL-UÇK ka bërë thirrje që të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve, të garantohen pa vonesë të gjitha të drejtat e tyre, përfshirë qasjen e plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore, Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të mbajë qëndrim publik ndaj shkeljeve dhe të mos bëhet palë në heshtje me një sistem të padrejtë, si dhe të bëhet rishikim i menjëhershëm i kushteve të paraburgimit dhe të shqyrtohet seriozisht mundësia e lirimit të përkohshëm të tyre.

“Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë. Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në fund të reagimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

E mërkura me diell dhe vranësira

E mërkura me temperatura deri në 18°C

PDK mban konferencë për media

PDK mban konferencë për media

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

​27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

E mërkura me diell dhe vranësira

E mërkura me temperatura deri në 18°C

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën