TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​OVL-UÇK krijoi platformën: Ndër prioritete debati institucional për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

by Tëvë1
44 minuta ago
1
A A
​OVL-UÇK krijoi platformën: Ndër prioritete debati institucional për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së lansoi një platformë, njoftoi nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi.

Ai bëri të ditura prioritetet e kësaj platforme.

“Qëllimi i Platformës është që OVL-UÇK ta shndërrojë reagimin pas aktgjykimit në veprim të organizuar, profesional dhe të vazhdueshëm. Prioritetet janë: mbështetja e mbrojtjes në Apel, monitorimi i të drejtave të të dënuarve, inicimi i debatit institucional për amendamentimin ose shfuqizimin e Ligjit nr. 05/L-053, kërkimi i përgjegjësisë politike, presioni qytetar paqësor, angazhimi ndërkombëtar dhe ruajtja e dokumentuar e historisë së UÇK-së”, tha Sopi.

Ai tha se për zbatimin e platformës duhet të krijohet Këshilli Koordinues i Veprimit nën përgjegjësinë e Kryesisë së OVL-UÇK-së, ndërsa, ndër hallkat e para do të jetë ekipi juridik për mbrojtjen.

“Analizon aktgjykimin, çështjet e Apelit, standardin e provës dhe garancitë procedurale. Përgatit Memorandum Juridik për amendamentimin ose shfuqizimin e Ligjit nr. 05/L-053, përfshirë analizën e nenit 162 të Kushtetutës dhe pasojat e secilës alternativë. Në koordinim me ekipet mbrojtëse, kur kërkohet, siguron hulumtim, ekspertizë dhe dokumentacion plotësues”, tha ai.

Përpos këtij ekipi do të jetë edhe ekipi institucional për veprim qytetar, ekipi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë dhe ekipi për dokumentim, histori dhe komunikim.

Sopi tha se ndër kërkesat kryesore janë debati parlamentar me shqyrtim juridik i amendamentimit ose shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Të kërkohet debat i posaçëm parlamentar dhe me shqyrtim juridik i amendamentimit ose shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkesa duhet të mbështetet në Memorandum Juridik që analizon bazën kushtetuese, detyrimet relevante dhe pasojat e secilës alternativë. Rivlerësimi duhet të trajtojë edhe raportin ndërmjet pretendimeve që ishin pjesë e procesit që çoi në krijimin e mekanizmit, përfshirë trafikimin e organeve, mandatit të gjerë të Dhomave dhe rezultateve konkrete të hetimeve dhe proceseve”, shtoi Sopi.

Po ashtu kërkohet mbështetja efektive për mbrojtjen në Apel dhe të krijohet monitorim profesional për standardin e gjykimit të drejtë.

“Të sigurohet mbështetje efektive për mbrojtjen në Apel sipas kornizës ligjore, për avokatë, ekspertë, hetues, analiza të provave, përkthime dhe ekspertiza të specializuara. Çdo kufizim që pretendohet se cenon efektivitetin e mbrojtjes duhet të dokumentohet dhe të trajtohet institucionalisht. Fondi i Solidaritetit mund të shërbejë si mbështetje plotësuese, me auditim dhe transparencë të plotë. Të krijohet monitorim profesional për standardin e gjykimit të drejtë, barazinë e armëve, trajtimin e provave, arsyetimin e vendimeve, paraburgimin dhe garancitë procedurale. Raportet duhet të publikohen në shqip dhe anglisht dhe t’u dërgohen institucioneve relevante”, theksoi ai.

Ai bëri të ditur se ekipet e kësaj platforme duhet të krijohen brenda 30 ditëve.

“Brenda 30 ditëve duhet të krijohen ekipet, të fillojë analiza juridike, të formalizohen kërkesat institucionale dhe të përgatiten dosjet përkatëse. Brenda 90 ditëve duhet të përfundojnë Memorandumi Juridik për Ligjin nr. 05/L-053, raporti i parë për Apelin dhe Dosja Ndërkombëtare. Brenda gjashtë muajve duhet të funksionojnë monitorimi profesional, rrjeti ndërkombëtar dhe i diasporës dhe Arkivi i UÇK-së.

Çdo ekip duhet të ketë drejtues, përgjegjësi, afat dhe rezultat të përcaktuar. Këshilli Koordinues duhet të raportojë çdo 30 ditë për aktivitetet, përgjegjësitë, takimet, shpenzimet dhe rezultatet”, tha Sopi.

Ai shtoi se OVL-UÇK nuk duhet vetëm të reagojë, por edhe të organizojë, dokumentojë dhe veprojë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Haxhiu kujton Xhavit Hazirin në 28-vjetorin e rrëmbimit: Kërkimi ynë nuk do të ndalet

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

Ibishi: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte shokues, pres lirime në Apel

Ukshini pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: PDK dhe LVV të bëjnë marrëveshje, Kosova të fokusohet te Apeli

Ukshini pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: PDK dhe LVV të bëjnë marrëveshje, Kosova të fokusohet te Apeli

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Hashim Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, bën thirrje për qetësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën