TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL e UÇK-së me aksion te EULEX-i në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

by TËVË 1
12 muaj ago
1
A A
OVL e UÇK-së me aksion te EULEX-i në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Organizata të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë mbajtur një aksion proteste para zyrave të EULEX-it, në shenjë të pesëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit mbanin një shirit rreth objektit, ku ishte shkruar: “Pesë vjet padrejtësi e organizuar, 5 vjet turp ndërkombëtar”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Aksioni i organizatave të dala nga lufta para EULEX-it simbolizon padrejtësinë ndaj UÇK-së, duke përmendur emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë dërguar në Hagë dhe që tashmë pesë vite po mbahen në paraburgim, sipas tyre në mënyrë të padrejtë.

Kryetari i OVL e UÇK, Hysni Gucati, ka deklaruar se gjykimi në Hagë është zgjatur dhe po zhvillohet me parregullsi të shumta. Ai tha se, si ish-luftëtar i UÇK-së, do të ndërmarrë veprime për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për luftën e drejtë të UÇK-së.

Më herët, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë thënë se ish- krerët po përballen me padrejtësi, karshi të cilës theksojnë se nuk do të dorëzohen, shkruan RTK.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK.

Tags: EULEXgjykimi në HagëprotesteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur bashkë me foshnjën e tij në Demiraj të Gjilanit

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Edhe sonte protestë në Prishtinë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Sot mot i freskët, temperaturat maksimale deri në 24 gradë celsius

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, policia jep detaje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Muçi protagonist te Trabzonspori, shënon gol dhe asiston në fitoren ndaj Gaziantepit

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën