TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Overdraftet në rritje, bizneset dhe qytetarët tërheqin mbi 650 milionë euro

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
​Overdraftet në rritje, bizneset dhe qytetarët tërheqin mbi 650 milionë euro

Një hall i madh po i shtyn bizneset dhe qytetarëve drejt bankave komerciale për mbitërheqje bankare (overdraft). Vvetëm deri në fund të vitit 2025, bizneset dhe qytetarët kanë tërhequr nga bankat mbi 650 milionë euro, një rritje prej mbi 11 për qind krahasuar me vitin 2024.

Pjesën më të madhe të kësaj vlere e përbëjnë overdraftet e bizneseve, të cilat në vitin 2025 janë rritur për rreth 49 milionë euro apo 10 për qind.

Ky lloj borxhi është një formë e kredisë afatshkurtër që lidhet me pagën e individit.

Bizneset dhe qytetarët po zgjedhin overdraftet për të pasur një ‘rezervë të sigurt’ parash, për pagat, apo shpenzimet e papritura, që përdoret vetëm kur nevoja është reale.

Njohësi i çështjeve bankare, Milazim Abazi, thotë se overdrafti u ofrohet vetëm klientëve më të besueshëm të bankave dhe lidhet drejtpërdrejt me rritjen e qarkullimit të bizneseve dhe pagave.

(Pamje nga linja prodhimi, pagesa pagash)

Sipas Abazit, bizneset e përdorin overdraftin kryesisht kur arkëtimet nuk përputhen me pagesat mujore, siç janë pagat apo importet. Ai shton se viteve të fundit është në rritje kredimarrja, e bashkë me të është rritur edhe overdrafti.

“Në përgjithësi në Kosovë viteve të fundit është në rritje kredia. Bashkë me rritjen e kredive është rritur edhe overdrafti. Overdrafti është kredi që mund ta marrin vetëm klientët më të mirë të bankave, më të besuar të tyre. Dhe kryesisht overdrafti lidhet me qarkullimin e bizneseve dhe me rritjen e pagave. Vitin 2025 ka pasur rritje të qarkullimit të bizneseve, por ka pasur edhe rritje të pagave. Domethënë, bizneset i marrin kreditë overdraft, kryesisht kur nuk përputhet arkëtimet me pagesat. Për shembull, ka me i dhënë pagat në fund të muajit, s’ka ardhur të hyra të mjaftueshme dhe e përdor overdraftin. Overdrafti e ka një të mirë për shkak se, përdoret vetëm kur ke nevojë për të dhe paguan interes vetëm kur ta përdorësh. Nesër ke pazar ditor, e derdh pazarin ditor në bankë dhe overdrafti shkon bëhet zero ose zvogëlohet. Kështu që nuk paguan për shumën që ke marrë. Themi ke marrë 100 mijë euro këtë overdraft dhe ke paguar pagat apo ke bërë ndonjë import dhe pas shitjes së produkteve, ka ardhur pazari ditor dhe është mbyllur overdrafti për një javë, dy javë. Kështu që është kredia më komode që bizneset e kanë dëshirë me e marrë. Se është sikur një rezervë buxhetore”, thotë Abazi.

Overdrafti, sipas Abazit, përdoret edhe nga qytetarët, sidomos për shpenzime të paplanifikuara, si gjatë ndërtimit të shtëpive ose blerjeve të ndryshme.

Madje, ai tregon që edhe vet është detyruar të marr overdraft për shkaqe personale.

“Qytetarët, për shembull, unë kam marrë një kredi për ndërtimin e shtëpisë, 30,000 euro dhe banka më ka ofruar një overdraft 4 mijë euro. Dhe unë e kam marrë overdraftin, për shkak se kur ndërton shtëpi, disa gjëra nuk mund t’i planifikosh. Dhe ato 4,000 përdoren për gjëra të paplanifikuara. Përndryshe, kreditë 30,000 euro duhet çdo faturë të mbulohet dhe të paguhet nëpërmes bankës…Norma e interesit tek overdrafti është pak më e lartë, mirëpo në total del më e ulët, për shkak se paguan vetëm kur e përdor. Ndërsa te kreditë e tjera, kreditë e rregullta, krediti i investimeve, i paguan edhe kur ke mundësi me e kthyer, ti s’mund me e kthyer para kohe”, thekson Abazi.

Nga Banka Qendrore e Kosovës, kanë treguar për rrjedhjen e mbitërheqjeve bankare ndër vite.

Ndërkohë, Shoqata e Bankave të Kosovës thotë se rritja e overdrafteve lidhet me nevojën në rritje për menaxhim fleksibël të likuiditetit dhe me besimin në sistemin bankar.

“Rritja e overdrafteve lidhet me nevojën në rritje të qytetarëve dhe bizneseve për menaxhim fleksibël të likuiditetit, përmirësimin e kushteve të kreditimit nga bankat dhe besimin në sistemin bankar. Për më tepër, rritja e aktivitetit ekonomik ndikon në rritjen e shfrytëzimit të këtij produkti financiar dhe sigurisht kjo rritje nxitet nga kërkesa në rritje për financim. Bazuar në stabilitetin ekonomik, besimin e qytetarëve dhe fleksibilitetin e ofertës bankare, pritet që përdorimi i overdrafteve të vazhdojë të rritet gradualisht, veçanërisht për menaxhimin e likuiditetit të biznesit dhe shpenzimet e përditshme të familjeve”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Shoqata e bankave të Kosovës.

Shoqata thekson se ky trend nuk rrezikon stabilitetin financiar dhe se bankat veprojnë në përputhje me rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas tyre, norma e kredive me probleme mbetet e ulët, vetëm 2.1 për qind.

“Ky trend tregon që bankat ofrojnë produkte të përgjegjshme dhe të kontrolluara, duke respektuar rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës. Përdorimi i overdrafteve nxit fleksibilitetin e klientëve pa rrezikuar stabilitetin financiar, dhe kontribuon në forcimin e besimit në sektorin bankar. Bankat ndërmarrin masa të qarta dhe proaktive për të parandaluar mbingarkimin me borxhe, duke u bazuar në huadhënie të përgjegjshme dhe edukim financiar. Kjo qasje po jep rezultate konkrete: aftësia e klientëve për të shlyer obligimet mbetet e qëndrueshme dhe norma e kredive me probleme është e ulët, vetëm 2.1%, çka dëshmon stabilitetin dhe përgjegjësinë e sektorit bankar. Ky trend tregon se overdraftet ofrojnë fleksibilitet për klientët pa rrezikuar stabilitetin financiar, ndërsa korniza e fortë rregullative e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siguron që këto produkte të jenë të kontrolluara, të përgjegjshme dhe në funksion të forcimit të besimit në sektorin bankar”, thuhet mes tjerash.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare për vitin 2024 në vendin tonë është 639 euro bruto. Paga minimale aktualisht është 425 euro bruto.

Çka është mbitërheqja bankare (overdraft)?

Mbitërheqjet bankare, sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës për edukimin financiar, është një formë e kredisë afatshkurtër që lidhet me pagën e individit.

“Mbitërheqja (overdrafti) është një formë e kredisë afatshkurtër (zakonisht lidhet me pagën e individit) e cila lejon që llogaria bankare të mbahet nën zero, duke e lejuar mbajtësin e llogarisë të tërheqë më shumë para sesa realisht ka në llogari.

P.sh. Nëse një person ka në llogari bankare një shumë prej 500 eurosh dhe dëshiron të tërheqë 600 euro. Në këtë rast mbitërheqja do të aktivizohet dhe personi do të ketë në dispozicion 100 euro më shumë sesa që ka realisht në llogari. Kjo shumë konsiderohet si borxh dhe është e dobishme për situata emergjente ose nevoja të tjera të pashmangshme”, thuhet në edukimin financiar të BQK-së për Overdraft.

 

 

Tags: biznesembiterheqje bankareoverdraftetqytetaretTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

NBA: Adebayo i Miami Heat i realizon 83 pikë në një ndeshje

NBA: Adebayo i Miami Heat i realizon 83 pikë në një ndeshje

Infantino thotë se Trumpi e mirëpret pjesëmarrjen e Iranit në Botëror

Infantino thotë se Trumpi e mirëpret pjesëmarrjen e Iranit në Botëror

Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebi

Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebi

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën