TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani vazhdon aktivitetet në Panama: Po promovojmë potencialin ekonomik të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani vazhdon aktivitetet në Panama: Po promovojmë potencialin ekonomik të Kosovës

Presidentja Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Panama ka mbajtur një sërë takimesh me qëllim të promovimit të potencialit ekonomik të Kosovës dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore

Në njoftimin për media thuhet se presidentja Osmani ka takuar udhëheqës të sektorëve të ndryshëm, përfshirë komunitetin e biznesit, teksa më pas ka takuar edhe Korin diplomatik.

“Presidentja Osmani ka vizituar gjithashtu qytetin e Kolonit në pjesën atlantike të Panamasë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe terminalit ndërkombëtar Manzanillo. Si një nga zonat më të rëndësishme të lidhshmërisë tregtare botërore, Presidentja ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit ndërshtetëror do t’i mundësojë bizneseve kosovare qasje më të lehtë në Panama dhe në të gjithë rajonin e Amerikës Latine”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në komunikatë thuhet se në një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kolonit, Michael Chen dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit biznesor është konfirmuar gatishmëria e përbashkët që t’i përafrojnë bizneset e të dy shteteve dhe të krijojnë ura të reja të bashkëpunimit dhe komunikimit.

“Gjatë qëndrimit në Panama, Presidentja ka takuar Jorge Ramón Arosemena, drejtorin e Qytetit të Dijes, i cili nga një bazë ushtarake amerikane është shndërruar në qendër inovacioni, ndërmarrësise, arti e kulture. Presidentja dhe drejtori Arosemena janë dakorduar që të ndërmerren hapat e mëtejmë për ta rritur bashkëpunimin me këtë institucion, përfshirë shkëmbimin arsimor dhe kulturor. Më tej, Presidentja e ka informuar z. Arosemena mbi potencialin e Kosovës si vend lider i ndërmarrësisë, teknologjisë dhe inovacionit në rajon”, thuhet më tej.

Gjithashtu, Presidentja ka takuar edhe ambasadorë si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të Panamasë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në kontinentin tonë dhe më gjerë, duke ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar që të kontribuoj për paqe dhe stabilitet, duke bashkërenduar politikën e jashtme me aleatët e Kosovës.

Në bashkëbisedim me diplomatët e akredituar në Panama dhe përfaqësues të tjerë të Panamasë, Presidentja ka nënvizuar progresin e vazhdueshëm të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht në trajektoren e demokracisë, lirive individuale, të medias si dhe përkushtimin për shtetin e së drejtës. Gjatë ditës, Presidentja do ta vizitojë edhe Kanalin e Panamasë, ku do të shoqërohet nga Ministri për Çështje të Kanalit, Roberto Roy, si dhe do të takojë përfaqësues të Odës Ekonomike të Panamasë.

Në vizitën zyrtare në Panama, Presidentja ka përmendur potencialin ekonomik dhe frymën e përbashkët demokratike si motivim për të thelluar tutje bashkëpunimin ndërshtetëror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Voton Rama: Uroj që edhe sot të fitoj kryeqyteti

Voton Rama: Uroj që edhe sot të fitoj kryeqyteti

Bashkim Ramosaj voton në Deçan, pret dalje masive

Bashkim Ramosaj voton në Deçan, pret dalje masive

Gjini: Ditë e mirë për të votuar për komunën e demokracinë tonë

Gjini: Ditë e mirë për të votuar për komunën e demokracinë tonë

Voton kandidati i LVV-së për Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq

Voton Abdixhiku: Zgjedhjet në Kosovë janë festë e demokracisë

Voton Abdixhiku: Zgjedhjet në Kosovë janë festë e demokracisë

Voton Petrit Hajdari

Voton Petrit Hajdari

Igor Simiq pranë rendit të votuesve në veri – shihet duke mbikëqyrur procesin në qendrat e votimit

Igor Simiq pranë rendit të votuesve në veri – shihet duke mbikëqyrur procesin në qendrat e votimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën