TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani u kërkon liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin brenda afatit 30-ditor

by teve1
9 muaj ago
2
A A
Osmani u kërkon liderëve politikë që ta konstituojnë Kuvendin brenda afatit 30-ditor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimet konsultative të zhvilluara të mërkurën me liderët partive politike u ka bërë thirrje që në frymën e bashkëpunimit të arrijnë një pajtim për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, Osmani thuhet se ka potencuar që moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka filluar më një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO 124/25. Sot, takimet e para janë mbajtur me Kryeministrin në detyrë, njëherësh, kryetar i Vetëvendosjes, z.Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit. Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend edhe përgjatë ditëve në vijim ‘në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës’.

Tags: Konstituimi i KuvenditLiderët politikëTakime konsultativeVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën