Osmani në një deklaratë për gazetaren iraniane, Masih Alinejad u ka bërë thirrje iranianëve që të mos heqin dorë nga liritë.
Osmani ka thënë se gjitha bota po i përcjellë protestat në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini.
Ajo ka thënë se lufta për liri ka çmim të lartë, teksa ka shtuar se Kosova ka paguar çmim shumë të lartë për liri por sot gëzon pavarësinë e lirinë, transmeton teve1.info
“Mesazhi im për të gjithë gratë e Iranit, për të gjithë iranianët, është ‘mos hiqni dorë nga liritë e juaja. E dimë sa e vështirë e sa e dhimbshme është, por lufta për liri ka çmim të lartë. Ne kemi paguar çmim shumë të lartë për liritë tona, por sot gëzojmë pavarësinë tonë e lirinë. Jemi me ju gjithë hapat e rrugës derisa të fitoni. Kurrë mos u dorëzoni”, ka thënë Osmani.
Osmani drejtuar popullit iranian ka përmendur edhe luftën në Kosovë ku ka thënë se njerëzit e Kosovës ishin viktima të një regjimi gjenocidal.
Osmani tutje tha se qëndron me gratë e Iranit dhe do ta ngre zërin për to dhe për liritë e tyre.
“Njerëzit e Kosovës ishin viktima të një regjimi gjenocidal, ku mijëra e mijëra u vranë gjatë viteve 1990-ta. 20 mijë gra u përdhunuan si mjet i luftës. E dimë se në këto situata janë gratë që vuajnë më së shumti, por edhe gratë janë ato që udhëheqin ndryshimin. Është e rëndësishme të mos dorëzoheni kurrë në luftë për liri. Ka qenë shumë e vështirë, por sot jemi pjesë e një shteti demokratik siç është Kosova, një shteti sekular, ku respektohen të drejtat dhe liritë për të gjithë, përfshirë gjitha gratë që jetojnë në vendin tonë. Ne jemi me gratë e Iranit, do ta ngremë zërin për ju, për liritë tuaja, do të jemi me ju deri në fund”, tha Osmani.
Ndryshe, Mahsa Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
“Don’t give up your fight, the world is watching Iranian women”
Kosovo President Vjosa Osmani talk directly to Iranian women through my live Instagram.
The brutal death of #MahsaAmini is becoming a turning point for Iranian women and a tipping point for the Islamic Republic. pic.twitter.com/7WsNzsvJ0y— Masih Alinejad 🏳️ (@AlinejadMasih) September 27, 2022
https://teve1.info/rajonibota/media-shteterore-ne-iran-te-pakten-35-te-vdekur-ne-protesta/