Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e revolucionit të teknologjisë globale.
Osmani ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale që u mbajt në Paris, ku edhe ka zhvilluar disa takime me liderë botëror.
“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!”, ka shkruar Osmani.