TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani thërret sërish liderët e partive – Jashari: “Shfaqje politike, jo zgjidhje”

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Osmani thërret sërish liderët e partive – Jashari: “Shfaqje politike, jo zgjidhje”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se së shpejti do të thërrasë një takim të dytë me liderët e partive politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që po e karakterizon skenën aktuale në Kosovë. Lajmi u bë i ditur gjatë ditës së sotme, në vazhdën e përpjekjeve për të ndërmjetësuar një konsensus mes subjekteve politike, pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit institucionale.

Por për analistin politik Shemsi Jashari, këto takime nuk përfaqësojnë më shumë se një formalitet, që sipas tij po bëhet vetëm për të përmbushur kërkesat procedurale që dalin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë rrjedhimisht nuk pres që të kemi një reflektim as pas këtyre shfaqjeve që po i shohim, qoftë me takimin me kryeministrin apo me Presidenten. Këto janë për konsum publik, jo për zgjidhje reale,” – tha Jashari në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te paqartësitë ligjore apo kushtetuese, por te mungesa e vullnetit politik për bashkëpunim dhe kompromis.

“Qëndrimet janë të qarta, nuk ka dilema ligjore. Ka mungesë vullneti për t’u dakorduar për hapat e mëtejmë. Kjo është arsyeja pse asnjë takim nuk po sjell rezultate,” – shtoi ai.

Në vazhdim të intervistës, Jashari kritikoi edhe rolin e Presidentes Osmani, duke e akuzuar për mungesë veprimi dhe vonesë në adresimin e krizës.

“Si Presidente është vonuar me reagimin e saj ndaj kësaj situate. Ka munguar qasja e saj aktive kur situata ka nisur të përshkallëzohet,” – tha Jashari.

Analisti shkoi edhe më tej, duke sugjeruar se fokusin e saj mund ta ketë tashmë jashtë mandatit presidencial, përkatësisht në ndërtimin e një subjekti të ri politik.

“E dimë se mandati i Presidentes përfundon në mars të vitit të ardhshëm. Ka shumë zëra që thonë se ajo synon të krijojë një parti politike dhe të futet në zgjedhje. Dhe kjo e largon vëmendjen e saj nga detyra që ka sot si Presidente,” – theksoi ai.

Pavarësisht përpjekjeve të bëra deri tani, përfshirë takimet e thirrura nga kryeministri Albin Kurti dhe ato të iniciuara nga Presidentja, partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje të qartë për mënyrën se si do të dilet nga situata aktuale, që përfshin përplasje kompetencash, tensione parlamentare dhe mungesë konsensusi për tema kyçe si zgjedhjet apo reforma zgjedhore.

Sipas analistëve, nëse nuk ndryshon qasja politike dhe nuk krijohet një frymë e re bashkëpunimi, takimet formale do të mbeten pa efekt real, ndërsa vendi rrezikon të hyjë në një krizë edhe më të thellë institucionale.

Tags: analistiditariKurti-OsmaniliderettakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën