Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York ka takuar Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.
Osmani ka shkruar se pavarësisht distancës midis Kosovës dhe Malawit, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin, mbetet i palëkundur, shkruan teve1.info
“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur.” – ka shkruar Osmani.
“Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!” – përfundoi ajo.