Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, me ç’rast biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vend, përkatësisht deeskalimin e situatës në veri.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, Osmani ka thënë se “Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët”, përcjell teve1.info
“Gjithashtu, Presidentja Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani”, bëhet e ditur në njoftim.