TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Shpresoj që në takimin e nesërm liderët partiak do ta kenë prioritet interesin e vendit

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Osmani: Shpresoj që në takimin e nesërm liderët partiak do ta kenë prioritet interesin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës e rrezikon funksionimin kushtetues të institucioneve.

Osmani ka paralajmëruar se takimi i së enjtes me liderët e partive është vetëm fillimi i një serie takimesh dhe diskutimesh lidhur me këtë çështje.

Ajo ka shtuar se nuk dëshiron të paragjykoj për rezultatet e këtij takimi por ka uruar që secili nga liderët do të angazhohet duke vënë si parësor interesin e Kosovës.

“Unë i falenderoj liderët e partive që i janë përgjigjur pozitivisht. Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh ne do të vazhdojmë varësisht se si shkojnë diskutimet nesër, qoftë në atë format, qoftë në formate të ngjashme, qoftë në takime një nga një me liderët e partive. Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese sepse siç e dini neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës e rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët që të diskutojmë rrugën përpara. Nuk do të doja të paragjykoja tani për rezultatet por shpresoj që secili do të angazhohet duke vënë si parësor interesin e vendit dhe kur ndodhë kjo rezultatet gjithmonë janë pozitive”, ka thënë Osmani gjatë konferencës për media, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Më tej, Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend pasi sipas saj ka shumë marrëveshje ndërkombëtare, ligje dhe dokumente të cilat nëse nuk ratifikohen e miratohen së shpejti pëson Kosova dhe qytetarët e saj.

“Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend nëse jo për asgjë tjetër ka nevojë në mënyrë që të ketë vendim të Kuvendit sa i përket Planit Evropian të Rritjes, por ka edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare, ligje dhe dokumente të tjera të cilat në qoftë se nuk ratifikohen e miratohen së shpejti pëson Kosova, pësojnë qytetarët tanë dhe shpresoj që të gjithë liderët e partive politike këtë ta vendosin si prioritet gjatë diskutimeve nesër të cilat tani siç e thashë nuk mund të paragjykoj sesi do të rezultojnë në fund”, është shprehur ajo./teve1.info/

Tags: Konstituimi i KuvenditParti politiketakimVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Sfida ndërmjet shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Legjenda amerikane Balboa flet për vizitën e paharrueshme në Kosovë

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën