TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Qytetarët po e paguajnë vonesën e konstituimit të Kuvendit

by teve1
1 vit ago
0
A A
Osmani: Qytetarët po e paguajnë vonesën e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën në konferencën e përbashkët që pati me homologen e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter ka folur edhe rreth ngërçit politik të krijuar në Kosovë për shkak të moszgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Osmani duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka thënë se edhe pse gjendja aktuale nuk është jashtë normës evropiane, si presidente është e shqetësuar për këto vonesa pasi sipas saj barrën e tyre e paguajnë qytetarët e Kosovës.

Ajo ka shtuar se me moskonsituimin e Kuvendit nuk arrihet një Kuvend funksional në të cilin mund të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe krijohen dëme të shumta.

“Në Kosovë kemi pasur zgjedhje të lira e demokratike në shkurt të këtij viti dhe pas një periudhe janë certifikuar rezultatet zgjedhore. Më 15 prill është mbajtur seanca e parë e parlamentit, ku kanë filluar edhe përpjekjet e para për krijimin apo konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë. Tani ka kaluar më shumë se një muaj nga përpjekjet e para në këtë drejtim dhe fatkeqësisht ende nuk ka sukses. Mirëpo, edhe nëse e krahasojmë me shumë vende të ndryshme në Evropë, ka raste kur përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës zgjasin me muaj të tërë, pra nuk është jashtë normës evropiane. Kjo nuk do të thotë megjithatë qe ne nuk shqetësohemi për këto vonesa. Si presidente jam e shqetësuar për këto vonesa, sepse barrën e këtyre vonesave e paguajnë qytetarët e Kosovës. Me moskonsituimin e Kuvendit ne nuk arrijmë ta kemi një Kuvend funksional, ku mund të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe ka edhe dëme të shumta të cilat ne i mbajmë si barrë, si qytetarë të Kosovës për shkak të mungesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Megjithatë, ajo është shprehur e bindur se partitë politike shumë shpejt do të arrijnë një marrëveshje për ta tejkaluar situatën e tanishme.

“Unë jam besimplotë që partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, shumë shpejt do të arrijnë një marrëveshje për ta kaluar këtë situatë të tanishme, sepse sa herë e vendosin vendin si parësor, interesat e shtetit para gjithçka tjetër, gjithmonë zgjidhja politike është afër”, ka shtuar ajo.

Të mërkurën ka dështuar edhe tentativa e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi as në këtë seancë nuk u arrit të votohej komisioni për votim të fshehtë, i domosdoshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot me temperatura të larta gjatë javës, IHMK del me disa këshilla

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Tre persona të lënduar në një aksident në Komunën e Deçanit

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Netanyahu urdhëron sulme “të fuqishme dhe të menjëhershme” ndaj Gazës

Netanyahu refuzon planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot me temperatura të larta gjatë javës, IHMK del me disa këshilla

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Tre persona të lënduar në një aksident në Komunën e Deçanit

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kemi angazhuar edhe ekspertë të fushës

Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kemi angazhuar edhe ekspertë të fushës

Motoçiklisti goditet për vdekje nga kamioni në Istog

Lëndohet një këmbësor si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën