TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani pret në takim u.d. kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin e KPK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani pret në takim u.d. kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin e KPK-së

Bëhet e ditur se në takim u diskutua për nevojën domosdoshme dhe urgjente të intensifikimit të punës së Prokurorisë dhe bashkërendimit të institucioneve të drejtësisë në parandalimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin adekuat të kryesve të veprave penale të dhunimeve, ngacmimeve seksuale dhe veprave penale kundër integritetit seksual.

“Presidentja kërkoi nga KPK-ja dhe u.d. Kryeprokurori që t`i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ashpërsuar këtë luftë dhe për të ngritur kapacitetet e nevojshme që të mundësohet një gjë e tillë. Njëkohësisht, Presidentja u zotua për përkrahjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe atyre ligjzbatuese në ndërmarrjen e këtyre hapave”, thuhet në njoftim.

Osmani gjithashtu rikonfirmoi përkrahjen e saj për nismën për veting dhe reforma në drejtësi, si rruga më e nevojshme dhe e duhur në drejtim të garantimit të një sistemi gjyqësor e prokurorial me integritet dhe profesionalizëm.

Sipas Osmanit, integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është shtyllë kryesore e sundimit të ligjit në vendin tonë.

“Në këtë drejtim, veçanërisht tani pas marrjes së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias, Presidentja tha se vetingu është ndër proceset reformuese më të rëndësishme në vendin tonë në drejtim të ndërtimit të një sistemi kredibil prokurorial e gjyqësor dhe kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi. Në këtë kontekst, Presidentja u bëri thirrje atyre për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse në zhvillimin e këtij procesi të dobishëm si për prokurorinë ashtu edhe për qytetarët e vendit tonë, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në grupet punuese duke ofruar sugjerimet e tyre konkrete për avancimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Kurse gjatë takimit gjithashtu u diskutuan edhe zhvillimet aktuale rreth procesit të nominimit dhe emërimit të Kryeprokurorit të shtetit.

“Presidentja ritheksoi qëndrimin e saj se do të pritet deri në përfundim të të gjitha procedurave gjyqësore në gjykatat e vendit në sistemin tonë të drejtësisë, para se Presidentja të marrë vendimin e saj për propozimin e KPK-së. Një qasje e këtillë, theksoi Presidentja, është e domosdoshme për ta ruajtur sigurinë juridike dhe për ta siguruar shfrytëzimin e papenguar dhe efektiv të mjeteve juridike nga kundërkadidatët, si dhe për ta garantuar besimin qytetar në proces pas vërejtjeve nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Feston me shqiponjë, Pavard ia kushton golin gruas së tij shqiptare

Feston me shqiponjë, Pavard ia kushton golin gruas së tij shqiptare

Alarm te Barcelona, Yamal rrezikon sfidën me Valencian

Alarm te Barcelona, Yamal rrezikon sfidën me Valencian

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama njofton se do të hapen kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën