Kështu bëjnë të ditur burime të teve1.info
Sipas këtyre burimeve, nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi.
Pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës, presidentja Osmani dje ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim me disa nga institucionet e sigurisë.
Ditëve të fundit në komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, kishte të shtëna me armë zjarri dhe mjete të ndryshme eksplozive. Kjo si shenjë revolte për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 18 dhjetor. /Teve1.info/