TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim , Abdullah Eren, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme zhvillimore.

Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e TİKA-s në zhvillimin e Kosovës për më shumë se dy dekada, duke theksuar se projektet e kësaj agjencie kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e infrastrukturës kulturore, arsimit dhe shëndetësisë në vend.

Në këtë kontekst, Osmani e vlerësoi Turqinë si mike dhe partnere strategjike të Kosovës, një shtet që ka qëndruar pranë popullit tonë në çdo fazë, nga periudha pas luftës e deri më sot.

Ajo theksoi se miqësia ndërmjet dy popujve është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi respekt, ndihmë reciproke dhe vlera të përbashkëta.

“Presidentja Osmani e përgëzoi z. Abdullah Eren për emërimin e tij në krye të TİKA-s, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shprehur dëshirën për një vazhdim të frytshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Gjatë takimit, Presidentja Osmani falënderoi TİKA-n për ndihmën humanitare dhe infrastrukturore të dhënë menjëherë pas luftës, kur Kosova po rindërtohej nga shkatërrimi, si dhe për restaurimin e objekteve me vlerë historike, që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë shumëkulturore të vendit. Në përmbyllje, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që lidhen me fëmijët me nevoja të veçanta, ata pa përkujdes prindëror, grupet e margjinalizuara dhe ata që kanë nevojë për përkrahje”, thuhet në njoftimin e Presidencës./teve1.info/

Tags: Abdullah ErenKosovaTeve1TurqiaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fetoshi: Jemi në një situatë të pafavorshme për kthimin e një procesi që do ta normalizonte veriun

Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Pas gërmimeve në Zubin Potok-10 mbetje kockore dërgohen për identifikim në Hagë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Ramush Haradinaj është njeriu i duhur në kohën e duhur

Flaka Loxha e fiton të bronztën, tri medalje nga xhudoja në Taranto

Flaka Loxha e fiton të bronztën, tri medalje nga xhudoja në Taranto

BE reagon pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për gjyqtarët serb që vet u dorëhoqën

BE reagon pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për gjyqtarët serb që vet u dorëhoqën

Ballkani mposht Drenicën në Skenderaj

Ballkani mposht Drenicën në Skenderaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën