Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda, Guvernatorin e Përgjithshëm, Rodney Williams.
Ceremonia e pritjes me nderimet më të larta shtetërore u zhvillua në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Presidenca ka njoftuar se Guvernatori i Përgjithshëm, Rodney Williams ka ardhur për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.
Ai do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Osmanit.