TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani pret gjatë tetorit lëvizje për liberalizim të vizave për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani pret gjatë tetorit lëvizje për liberalizim të vizave për Kosovën

E pyetur nëse gjatë konferencës së presidentëve të Ballkanit Perëndimor kishte mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, Osmani tha se pikat e deklaratës së kësaj konference të cilat janë miratuar njëzëri sot përfshijnë edhe liberalizmin e vizave për Kosovën.

Sipas saj, Kosova mbetet i vetmi vend që nuk e ka këtë liberalizim dhe nuk pati askush që e kundërshtoi këtë, por sipas Osmanit, ishte e kundërta.

Megjithatë ajo tha se jo të gjitha shtete e BE-së marrin pjesë në këto takime ku flitet për liberalizimin vizave.

“Kjo përfundimisht do të jetë vendim për Këshillin e BE-së që do të mbahet së shpejti në Republikën Çeke dhe Pragë që është vendi që mban presidencën e Këshillit të BE-së. Kemi biseduar me anëtarët çekë dhe nuk ka vend në BE që thotë se janë kundër liberalizimit të vizave dhe besoj që e kemi momentumin më të mirë gjatë katër viteve të fundit. Momentumi është i shkëlqyeshëm, e kemi mbështetjen e vendit që është nikoqir për këtë takim. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim të grupit punues për viza për ta shtyrë çështjen përpara dhe pastaj në Samitin BE-Ballkan Perëndimor. Ajo që është me rëndësi që gjatë presidencës çeke të merret ky vendim, gjatë këtij viti. Kemi diskutuar me shtete individuale por prapë se prapë nuk është çështje e Ballkanit Perëndimor por çështje individuale. I mbetet BE-së që të vendos por gjithsesi është me rëndësi kur shtetet e Brdo Brijunit të flasin me një zë kur përmendin liberalizimin vizave për Kosovën”, tha Osmani.

Sa i përket deklaratës së Brdo-Brionit,Osmani tha se është miratuar njëzëri nga të gjitha shtetet anëtare në këtë proces.

Kurse sa i përket takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Osmani tha se nuk ka pasur ndonjë bisedë bilaterale.

“Sigurisht që kemi shumë mospajtime me presidentin Vuçiq dhe këto mospajtime janë publike sepse Serbia ende nuk e pranon realitetin e Kosovës që Kosova është e pavarur dhe ky realitet është i pakthyeshëm. Unë mendoj që Serbia sa më shpejt që ta kuptoj që ky realitet është i pakthyeshëm është më mirë për vendin e vet dhe për paqen në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova është përkushtuar shumë ne procesin e dialogut të lehtësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA dhe besojmë se të zgjidhja e vetme që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë është njohja e ndërsjellë sepse përmes njohjes së ndërsjellë Kosova dhe Serbia do të ecnin drejt integrimit evropian”, tha Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensenit i zgjatet mandati si emisar i dialogut edhe për dy vjet

Sorensenit i zgjatet mandati si emisar i dialogut edhe për dy vjet

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

“Liria ka Emër” përshëndet deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për ish-krerët e UÇK-së

“Liria ka Emër” përshëndet deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për ish-krerët e UÇK-së

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada e Italisë uron Haxhiun dhe Kurtin për detyrat e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën