Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia është faktor destabiliteti në rajon.
Ajo ka thënë se sulmet në veri në vitin 2023 edhe ndaj trupave të KFOR-it tregojnë për rolin e Serbisë në destabilizimin e rajonit.
Në konferencën për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ajo ka thënë prania e trupave të KFOR-it përveç që është garanci për sigurinë e Kosovës, por edhe parandaluese për cenimin e paqes në rajon.
“Ne i bashkohemi thirrjeve tua të përsëritura të NATO-s edhe të BE-së nëpërmjet deklaratave publike për përgjegjësi sa i përket sulmit ndaj ushtarit të KFOR-it në maj të vitit 2023 dhe sulmeve të tjera në veri të Kosovës, ku struktura të mbështetura nga Serbia lanë 93 ushtarë të NATO-s të plagosur, mungesa e përgjegjësisë për autorët vetëm sa e ka inkurajuar Serbinë që të vazhdojë me sulme nëpërmjet strukturave të saj paramilitare. Beogradi po synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën për gjithë rajonin. Sulmet në veri të Kosovës në majin e vitit 2023 dhe trupave të NATO-s të organizuar drejtpërdrejt nga strukturat e Serbisë janë dëshmi e qartë e këtij rreziku. Prania e trupave të NATO-s nuk është vetëm një garanci për sigurinë tonë por edhe një barrierë kundër çfarë do përpjekje për cenimin e paqes dhe stabilitetit për të cilën të gjithë së bashku kemi punuar dhe sakrifikuar gjatë”, tha ajo ndër të tjera
Osmani ka thënë se gjatë 25-viteve së bashku me NATO-n, Kosova është shndërruar në një shembull suksesi dhe në një demokraci.
E para e vendit tha se NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat sot qëndron edhe vet Kosova.
Sipas Osmanit, synimi strategjik i Kosovës është që të bëhet anëtare në NATO.
Ndërkohë, presidentja tha se Kosova ka për qëllim që të thellojë partneritetin me NATO dhe me aleatët dhe shtetet anëtare, duke zhvilluar çdo ditë e më shumë ushtrinë e Kosovë në një ushtri bashkëkohore, profesionale dhe ndërvepruese.
“Përgjatë këtyre 25 viteve së bashku me ju e kemi shndërruar Kosovën në një shembull suksesi dhe një demokraci që angazhohet jo vetëm për të qenë përfituese e sigurisë por të njëjtën kohë edhe kontribuuese. Sot Kosova po kontribuon dhe është e gatshme dhe e aftë për të rritur kontributin dhe stabilitetin e sigurisë anë e mbanë botës. Ashtu siç bota punoj për të na ndihmuar në momentet tona më të vështira. NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron edhe vet shteti ynë, prandaj edhe synimi ynë strategjik për anëtarësimin tonë në NATO nuk është thjesht një interes shtetëror i yni por edhe një domosdoshmëri strategjike për paqe dhe stabilitetin në rajon dhe në gjithë kontinentin evropian. Është me rëndësi që ky rajon mos të ketë vakum të sigurisë sepse siç ka dëshmuar historia shpeshherë ato vakum janë keqpërdorur nga faktorë malin të cilëve nuk iu intereson paqja dhe siguria por vetëm kaosi dhe jo stabiliteti, për këtë qëllim ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO dhe me gjithë aleatët si shtete anëtare duke zhvilluar çdo ditë më shumë ushtrinë tonë FSK-në në një ushtri bash kohore, profesionale dhe ndërvepruese me forcat partnere në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në botë”, ka deklaruar Osmani në konferencë për media.
Presidentja tha se iu bashkohet thirrjeve të NATO-s dhe BE-së nëpërmjet deklaratave të tyre që Serbia të jap përgjegjësi për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj të 2023 dhe sulmeve në veri të Kosovës./teve1.info/