TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Plani i BE-së, hap i rëndësishëm drejt integrimit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Plani i BE-së, hap i rëndësishëm drejt integrimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit, Osmani është deklaruar se ka kërkuar që të largohen masat e vendosura ndaj Kosovës.

“Në takim potencova rëndësinë dhe nevojën e largimit të masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona kanë marrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhjeve të reja e të lira, por për fat të keq adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd”, tha presidentja në konferencë pas takimit.

Osmani, ka deklaruar se gjatë takimit kanë diskutuar mbi planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, përmes së cilit sipas saj, synohet integrimi i Kosovës në tregun evropian.

Ajo tha se plani parasheh mbështetjen e Bashkimit Evropian në rritjen e asistencës financiare “për reforma që duhen të merren në procesin integrues”.

“Takimi ynë i sotëm u fokusua te plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor të cilën e prezantoi presidentja von der Leyen. Krahas kësaj, kisha mundësinë të informoj presidenten për zhvillimet e fundit në vend dhe angazhimin e çdoditshëm të institucioneve tona për të integruar Kosovën në BE. Plani gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun e përbashkët evropian. Ndër të tjera, plani parasheh mbështetjen e BE-së nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reforma që duhen të ndërmerren në procesin integrues”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të dëshmojë që ka ambicie destabilizuese.

“Vetëm në javën e fundit kemi qenë dëshmitarë të këtyre ambicieve destabilizuese të cilat rezultuar me aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator, që u kryen nga grupe paralimitare terroriste të Serbisë. Siç i shpreha edhe presidentes von der Leyen, ne duhet të jemi të bashkuar për të refuzuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve keqdashëse të cilat minojnë edhe vetë vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE-ja”, tha ajo.

Përfund, Osmani ka falënderuar von der Lyen për vizitën e saj në Prishtinë.

“Faleminderit për vizitën tuaj e nderuar presidente, si dhe për përpjekjet, punën, mbështetjen dhe miqësinë tuaj”./teve1.info/

 

Tags: sulmi i 24 shtatoritursula von der lyenVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën