TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Përqendrimi i institucioneve të Kosovës është në forcimin e sundimit të ligjit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Përqendrimi i institucioneve të Kosovës është në forcimin e sundimit të ligjit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përqendrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është në forcimin e sundimit të ligjit,raporton teve1.info

Sipas Osmanit, ky progresi i cili njihet ndërkombëtarisht, është indikacion i përkushtimit të palëkundur për rritje të qëndrueshme ekonomike si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Presidentja Osmani këto deklarime i bëri gjatë takimit me një delegacion të lartë të zyrtarëve dhe bizneseve amerikane (Partnership Opportunity Delegation-POD) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.

“Presidentja ka theksuar se përqendrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, progresi i cili njihet edhe ndërkombëtarisht, është indikacion i përkushtimit të palëkundur për rritje të qëndrueshme ekonomike si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

POD-të janë një nismë që kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit më të thellë midis Shteteve të Bashkuara, vendeve me rëndësi strategjike, si dhe sektorit privat. Kjo nismë eksploron një gamë të gjerë partneritetesh të mundshme për të bashkëpunuar në projekte specifike që avancojnë prioritetet e politikave të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Sipas Presidencës, në takim u diskutua edhe për të ardhmen e energjisë së Kosovës.

“Në takim me delegacionin e lartë amerikan, Presidentja Osmani ka biseduar mbi potencialin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, si dhe fuqinë e re e të kualifikuar punëtore.

Nisur nga interesimi i kompanive për zhvillimet në sektorin e energjisë, Presidentja Osmani foli për faktin që Kosova është në një moment të rëndësishëm të përcaktimit të së ardhmes energjetike dhe foli për fokusin e veçantë drejt dekarbonizimit. Ajo potencoi rëndësinë e diversifikimit, si dhe integrimit masiv të burimeve të ripërtërishme të energjisë, duke garantuar sigurinë e furnizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Tutje, në takim u bisedua edhe për mundësitë e shumta për projekte, të cilat janë në interes të përbashkët e gjeostrategjik për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur mbi aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara, të bazuar në vlera të përbashkëta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një shtëpi në rrugën “B” në Prishtinë, policia jep detaje

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

ZKA kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por Komisioni nuk e miraton kërkesën

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën